BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Dardan Fest” me 25 filma në Tiranë, urbanizimi, mobilizimi dhe qytetërimi tema e festivalit

“Dardan Fest” me 25 filma në Tiranë, urbanizimi,

Urbanizimi, mobilizimi, qytetërimi është tema rreth së cilës zhvillohet festivali “Dardan Fest” që ka nisur në Tiranë. Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar, në edicionin e tij të parë në Tiranë sjell 25 filma shqiptarë dhe të huaj. Sipas organizatorëve “Dardan Fest 2020” që ka nisur në kinema Millennium do të shërbejë si një platformë për të gjithë kineastët për të rrëfyer histori interesante, që pasqyron kryesisht betejën për emancipim përmes artit të filmit. Nga 270 filma pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga SHBA, Europa dhe Azia këtë vit në konkurrim janë 25 prodhime. Festivali nisi më datë 27 tetor në Tiranë dhe sipas producentes dhe bashkëthemelueses së festivalit Raelva Shabanaj, synimi është informimi rreth urbanizimit si pjesë e zhvillimit të paevitueshëm të qyteteve në mbarë botën. “Edukimi nëpërmjet kinematografisë, sepse urbanizim nuk do të thotë betonim dhe mbytje e hapësirave të gjelbra, përkundrazi ka shumë anë pozitive. Urbanizimi ka filluar qysh në vitet 4000-3000 p.e.s. për t’ju përshtatur rritjes së popullsisë, për të ngritur standardin e jetesës, për të bërë me të aksesueshme për këdo privilegjet që vetëm qendrat urbane i kanë, si shërbim më të mirë shkollor, mjekësor, mundësi biznesi të mëdha, etj”, shprehet Shabanaj në një reagim të saj rreth këtij edicioni, që këtë vit zhvillohet për herë të parë. Sipas drejtorit të festivalit, Agim Poçari tematika e filmave pjesëmarrës është e larmishme dhe e gjerë. Për drejtorin e “Dardan Fest” vihet re një tendencë më e madhe filmash, ku temat sociale dhe teknologjia mbizotërojnë subjektet kryesore sidomos në vendet si Irani, Franca, Bullgaria, Amerika dhe Kanadaja. “Spanja dhe Maqedonia kanë një mëshim në stil jetese dhe problematikë urbane. Ndërsa nga Shqipëria një nga tendencat për dokumentarin prek bashkëjetesën fetare, një specifikë kjo e vendit tonë dhe tolerancës shqiptarë, një vlerë që po promovohet, me të drejtë”, thotë ai.

Promovim për autorët

Drejtori i “Dardan Fest” Agim Poçari shprehet se ky festival do të jetë gjithashtu një shans promovimi për studentët dhe autorët profesionistë. Sipas tij, shkëmbimi i mësimdhënies dhe metodave të rritjes së krijimtarisë midis studentëve shqiptarë dhe të huaj që marrin pjesë në festival është tjetër element i rëndësishëm, si edhe shkëmbimi i përvojave përmes forumeve dhe workshop-eve të organizuara së bashku me festivalin midis autorëve vendas dhe të huaj. “Krijimi i mundësive për bashkëpunim dhe bashkëprodhim midis krijuesve vendas dhe të huaj. Bërja evidente dhe promovimi i artit kinematografik shqiptar përmes autorëve nga pjesëmarrësit e huaj në festival. Të gjitha këto mendoj që janë të rëndësishme në zhanrin e filmit, sidomos për të rinjtë që do të kenë përparësi”, shprehet Poçari. Juria e këtij festivali qe realizohet nga “Dardan Studio”, me sponsor gjeneral Bashkinë e Tiranës dhe Raiffeisen Bank është me emra të njohur nga bota e kinematografisë dhe arkitekturës. Ana Rebichia, presidentja e jurisë, është ekzekutive filmash dhe dizajnere produksionesh, si edhe arkitekte e licencuar. John Grossman është producent me bazë në Nju Jork, i njohur për bashkëpunimet e tij në filma si “Hidden Assassin” apo “A Snake Gives Birth To A Snake”. Një tjetër anëtar i jurisë është kineasti i njohur shqiptar Spartak Papadhimitri. Sihana Nebiu vjen nga fusha e të drejtave të njeriut, ndërsa Nevin Bilali është një arkitekte e njohur dhe urbaniste, e përfshirë në një sërë programesh të lidhura me peizazhin në ndryshim të jetës urbane të Tiranës. Festivali më datë 30 tetor ka ditën e fundit të tij.

Më të lexuarat