BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’
x
BREAKING NEWS

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti
x
BREAKING NEWS

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse ambasadorja Yuri Kim nuk reagoi për arrestimin e Vangjush Dakos

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e tensionuar në Kryesinë e PD-së, Jorida Tabaku merr vendimin e papritur

Mbledhja e tensionuar në Kryesinë e PD-së, Jorida Tabaku merr
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e bujshme në vendin tonë, Artan Hoxha tregon 5 çështjet e bujshme që Ambasada Amerikane ka në sitë: Janë personazhe të shumë të rëndësishëm

Zhvillimet e bujshme në vendin tonë, Artan Hoxha tregon 5
x

Kultura

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri  

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e

Muzeu Historik Kombëtar me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, përkujtoi fillimet artistike të teatrit në Shqipëri. MHK publikoi në faqen e tij dje një material për shfaqjen e parë teatrore “Dasma e Lunxhërisë”. “Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër. Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit””, thuhet në materialin e MHK-së. Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: Andon Zako Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906), etj. Materiali vijon se teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ’90, i njohur si Teatri Kombëtar, ka një histori me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare. Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios. Sokrat Mio filloi aktivitetin e tij artistik në lëvizjen amatore në Korçë e në Tiranë, që në vitin 1932. Vjen në Tiranë në 1945, ku punon si regjisor. Ka vënë deri në vitin 1953 rreth 15 pjesë në skenë si “Topuzi”, “Deputeti”, “Martesa”, “Tartufi”, “Motori”, etj. Në vitin 1950 kthehet në Korçë, ku jep kontributin e tij të çmuar në ngritjen dhe konsolidimin e teatrit.