BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e Shkencave, studiuesi Auron Tare: Ju që keni firmosurdo t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat Butrintin

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e

Marrëveshja për menaxhimin e Butrinti shkaktoi polemika dhe debate në Akademinë e Shkencave.  Akademikët pas miratimit të projektligjit për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit zhvilluan diskutim akademik me temë “Butrinti - Një vështrim akademik mbi vlerat dhe vlerësimin”, ku nuk munguan debatet. Studiuesi Auron Tare tha se është dorëzuar territori i Burintit, ndërsa kreu i ASH Skënder Gjinushi shmangu përgjegjësinë e institucionit që drejton. Sipas Tares, ky plan menaxhimi është bërë pa asnjë profesor shqiptar. Organi më i lartë vendimmarrës i fondacionit është bordi, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Por Tare u shpreh se janë “qeveria” e Butrintit.  “Ajo që po bëhet sot në Butrint është mohimi i punës që ju keni bërë. Në planin e menaxhimit është bërë nga një grup anglezësh pa asnjë profesor shqiptar. Plani i menaxhimit fillon nga Hodges e këtej. Thelbi është ky, shikoni CV-në e Hodges, që thotë se Fondacioni i Butrintit dhe Hodges kanë themeluar parkun kombëtar të Butrintit. Dhe kjo kur të vdesim ne të gjithë do vazhdojë. Pra të gjitha këto do rishkruhen nga fillimi. Pra, nuk është çështja se AADF do të bëjë një bar a restorant, por fakti i marrjes nën kontroll të territorit shqiptar. 5 anëtarët e bordit janë “qeveria” e Butrintit”, tha Tare. Profesorë e akademikë u shprehën edhe se nuk janë pyetur, por studiuesi Auron Tare tha se u dorëzua Butrinti. “Lexoni marrëveshjen e Butrintit, ku shkruhet se standardi i gërmimeve do të jetë ai i vendosur në 93-shin. Pra, profesor Luani, nuk ke më standard, nuk jeni më ju! Do të jetë Richard Hodges. Lexoni marrëveshjen, pas miratimit do të shkojnë në kadastër të regjistrojnë pronën në kadastër. Dhe e gjitha kjo të nderuar profesorë jua ndalon Konventa e Parisit e 1972, dhe ju tani i bini vërdallë.. Keni emër profesor pse i lejoni? Sot Giora Solar, i ka çuar letër UNESCO-s, ku i thotë se kjo që po ndodh në Shqipëri s’ka precedent. Dje është dorëzuar territori, ju e dini se Butrinti është histori, do ju ngelet emri në histori që dorëzuat Butrintin”, tha Tare ndër të tjera.

Munguan konsultimet

Akademikët u mblodhën në diskutim për Butrintin një ditë pasi parlamenti e miratoi projektligjin për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Por kreu i ASH Skënder Gjinushi tha se duhej të ishin bërë konsultime dhe me ASH. “Nuk e dinim gjë, sepse i takonte qeverisë të konsultohej me akademinë, të konsultohej me institutet”, tha Gjinushi. Ndërkohë që akademiku Neritan Ceka u shpreh ndër të tjera dhe për miratimin e ligjit, që e quajti vetëvrasje të partive politike në derën e sitit arkeologjik. "E mbështes me bindje të plotë procesin që po zhvillohet për zbatimin e administrimit të Butrintit përmes një fondacioni publik dhe e përshëndes miratimin e ligjit si fundin e sundimit të partive politike në Butrint. E kam quajtur "vetëvrasje" të partive politike para derës së Butrintit”,  tha ai, ndërsa theksoi më tej se Butrinti nuk është pronë e një partie. I pranishëm në debat ishte dhe akademiku  dhe arkeologu Apollon Baçe, që u shpreh kundër Hodges, sipas tij vjen dhe bën historinë tonë. “Edhe në faqen e UNESCO-s, ky ka qenë që e ka bërë këtë, bashkë me ish shefin e tij. Pra vjen e të bën historinë e vendit tënd. Përmendet Korfuzi si koloni 260 herë, përmendet Apolonia, Butrinti nuk përmendet vetëm njëherë si qytet kaon, këtu kemi të bëjmë me deformim të shoqërisë”, tha Baçe. Butrinti  në 1992 u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.