
E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

Degradimi i filmit shqiptar, AQSHF përzgjedh “Ballë për ballë” për restaurim në Hungari

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Shtator 2015

Filmi artistik shqiptar “Ballë për ballë” prodhuar në vitin 1979 pritet ti nënshtrohet procesit të restaurimit. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mes filmave të tjerë për të cilët është pohuar se kërkojnë ndërhyrje, ka përzgjedhur këtë film që mban emrin e regjisorëve Kujtim Çashku dhe Pirro Milkani.
Vlerësuar si një nga prodhimet më të rëndësishme të ish Kinostudios, për këtë projekt ka nisur puna në AQSHF, ndërsa bëhet e ditur se mes filmave të tjerë ky prodhim kinematografik u përzgjodh sepse kishte ngjyra të dekompozuara, ku tashmë është bërë dhe një test i tij. Restaurimi i filmave ka marrë gjatë kësaj kohe shumë vëmendje, ndërsa deri tani janë restauruar disa nga titujt e njohur të kinematografisë shqiptare, por duket se për këtë proces ka ende shumë për të bërë. Projekti i radhës për restaurimin e filmit “Ballë për ballë” pritet të kryhet falë një bashkëpunimi me “Hungarian FilmLab” Budapest, ndërsa më herët nga ky bashkëpunim u restauruan dhe filmat “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti. Filmi “Ballë për ballë”, një nga filmat e rëndësishëm të fondit filmik të AQSHF-së, i cili rrezikon dekolorimin total të ngjyrave u përzgjodh mes titujve të filmave si: “Liri a vdekje”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Në shtëpinë tonë”, të cilët gjithashtu kanë nevojë për një ndërhyrje urgjente. Problematika me këta filma është që në kohën kur ata janë prodhuar. Të realizuar para disa dekadash në kushtet e atëhershme, sot këta filma përballen me jo pak probleme. Deri më tani për shkak të pamundësive të fondeve, AQSHF ka bërë të mundur restaurimin e disa filmave tituj të njohur të kinemasë shqiptare, dhe kjo falë bashkëpunimit me të huajt, pasi buxhetet në vend nuk arrijnë dot ta realizojnë këtë proces të rëndësishëm për jetëgjatësinë e filmit. Nga bashkëpunimet e AQSHF deri tani janë restauruar filmat si “Skënderbeut”, “Nëntori i dytë”, “Tomka”, etj.
Më të lexuarat


Festivali “MetroSounds” nis të dielën, artistë nga Shqipëria dhe Kosova në edicionin e tretë

"Shtatë shenjtorët" pas ndërhyrjes restauruese i shpëtojnë shkatërrimit

Mblidhet këshilli shkencor i QBAE: Puna për rishikimin e Historisë mund të fillojë së shpejti, Enciklopedia sektori më i vështirë

Hapet ekspozita për Musine Kokalarin, në kalanë e Tiranës

Simfonitë “Mëngjeset” dhe “Pasioni” nga Haydn, në koncertin e formacionit të reduktuar të orkestrës së TKOB

“Manjikana”, një ekspozitë kaligrafike në galerinë e Shkodrës

Studiuesit apel institucioneve: Pas 1990 rënie e kujdesit për gjuhën nga shteti, të miratohet një ligj që u jep zgjidhje problemeve

Ekspozita “Dritë përtej errësirës” çelet në Shkodër

“Dritë në Humnerë” shfaqet në muze, drama e jetës së Drita Çomos në një dokumentar

COD, zhvillohet takimi i dytë për “Gjuhën shqipe në botë”
