Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Delegacioni” me ngjarjet në vitet 1990, në kinema për publikun

Postuar: 12/01/2019 - 07:32

Filmi “Delegacioni”, që fitoi çmimin e madh “Grand Prix” në Festivalin e Filmit në Varshavë vjen për përpara publikut në kinematë e Tiranës. Filmi me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji Bujar Alimani, që nga prezantimi i parë i tij ka marrë vlerësimin e kritikës dhe tani premiera është në kinema për publikun. Aktorë në role janë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj. Në një reagim të tij për filmin që ka filluar që nga data 10 janar të shfaqet në kinematë e Tiranës për publikun regjisori Bujar Alimani shprehet se po vjen në ekranin e madh pas suksesit në Varshavë. “Më në fund publiku i gjerë shqiptar mund të shohë filmin “Delegacioni” pas suksesit të madh të festivalit të Varshavës. Është dhe një film ku do shohë aktorët e tij të dashur, që kanë shënuar histori në kinematografinë shqiptare”, tregon regjisori Bujar Alimani. Nga Amerika ku dhe jeton regjisori Bujar Alimani shprehet se pas festivalit që u zhvillua në Poloni dhe ishte i kategorisë A filmi “Delegacioni” e nis mbarë vitin 2019 . ““Delegacioni” ofron mundësi artistike dhe estetike si një film tejet i veçantë në gjithë komponentët e vet filmik. Jam shumë i lumtur që filmi im kontakton më së fundi me publikun shqiptar. I ftoj të gjithë mos ta humbasin”, tregon mes të tjerave për filmin regjisori Bujar Alimani. Shfaqjen e filmit në kinematë e Tiranës e ka lajmëruar dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, që më herët e ka mbështetur këtë projekt për t’u realizuar në film artistik.

Filmi dhe xhirimet

Xhirimet u zhvilluan në Qafë Mollë, Përmet, Ersekë, Skrapar dhe në Tiranë. Përveçse fitues nga grandi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky film u shpall më parë dhe fitues i një grandi nga “Europa Krijuese”. Filmi shqiptar “Delegacioni” nis ngjarjet në tetor të vitit 1990. Disa të burgosur politik ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike, që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE). Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda  burgut në Shqipëri. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”. Leon që regjimi e kishte burgosur, e nxjerr nga burgu për të pohuar ato vite se Shqipëria është një vend i reformave demokratike dhe për të takuar kreun e delegacionit që do të vinte. Ndërkohë që Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten, por këtë e bën gardiani i burgut. Për regjisorin Alimani filmi përcjell mesazhe të forta. Në reagimin e tij më herët regjisori ka treguar se edhe sot shoqëria vuan pasojat e atij sistemi që lamë pas, por këtë herë me një formë të re. “Filmi i vendos ngjarjet në vjeshtën e vitit 1990. Çfarë ka bërë diktatura dhe si u përgatit kasta e re e politikës shqiptare në vitet e tranzicionit? Kasta e re politike, që erdhi pas ’90 ishte pjellë e atij sistemi, që për mendimin tim vazhdon akoma dhe sot. Ne vuajmë dhe sot pasojat e asaj periudhe dhe asaj përgatitje që sistemi komunist bëri që të vazhdonte të udhëhiqte regjimi në një formë të re”, pohon regjisori Alimani. “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit, që pas ndarjes së tij nga jeta e realizoi regjisori Bujar Alimanit është bashkëprodhim i NSH Bleri Production Kosovë, me Art film Shqipëri, Zorba Production France dhe Graal films Greqi. Filmi “The Delegation” (Delegacioni) është mbështetur nga QKK në Kosovë në vitin 2016 në kategorinë e Cooproduksionit minor.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2019 - 08:03

 "Open Cinema" sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me radhë u shfaqën filma të ndryshëm.

Postuar: 23/06/2019 - 08:02

Festivali “Fabrika e pejzazheve muzikore” po vijon me koncertet e tij në skena.

Postuar: 23/06/2019 - 07:59

 Në jetën artistike me teatrin regjisori Dhimitër Orogocka po vijon aktivitetin e tij, duke

Postuar: 22/06/2019 - 07:32

Festival “Open on Tour” po vijon në skena të ndryshme të vendit.

Postuar: 22/06/2019 - 07:30

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përzgjedhur në &l

Postuar: 22/06/2019 - 07:29

Një grup fëmijësh të talentuar me vështirësi në shikim, të Institutit “Ramazan Kabashi&rdqu

Postuar: 22/06/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë kulturore shprehen se në dy dekadat e fundit ata që cilësohen si prof