BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Delegacioni” me regji nga Bujar Alimani, nga data 22 korrik në kinematë franceze

“Delegacioni” me regji nga Bujar Alimani, nga data 22 korrik në

Filmi shqiptar “Delegacioni” do të jetë në ditët e muajit korrik, në kinematë franceze për publikun. Filmi më skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe me regji nga Bujar Alimani është dhe përfaqësues i Shqipërisë në çmimet “Oscars”, dhe në role ka aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare. Vetë regjisori Bujar Alimani ka publikuar këtë lajm, për filmin që është një bashkëprodhim Shqipëri, Francë, Greqi, Kosovë. Edhe Ambasada e Francës në Shqipëri gjithashtu njofton se duke filluar nga data 22 korrik, shfaqet në kinematë franceze filmi shqiptar “Le dernier prisonnier” (Delegacioni). “Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste, "Delegacioni" është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë”, thuhet në këtë njoftim të bërë për filmin shqiptar me në role aktorë të njohur si Viktor Zhusti, Xhevdet Feri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Smajli, Gani Morina, Arta Selimi, Imer Loshi. Në role janë dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj. “Delegacioni” shqiptar me ngjarje të 1990-ës në janar të këtij viti u shfaq edhe premierë në Nju Jork në SHBA. Me regji nga Bujar Alimani, ky film po vijon prezantimet në shtete e qytete të ndryshme të botës, ku deri tani ka pasur edhe vlerësime me çmime të ndryshme, në disa festivale ndërkombëtare të filmit.

Si nis “Delegacioni”

Ngjarjet në film nisin në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në KSBE (sot OSBE). Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni europian udhëhiqet nga një shok i shkollës së Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar. Për regjisorin Alimani, filmi “Delegacioni” përcjell mesazhe të forta. Në reagimin e tij më herët regjisori ka treguar se edhe sot shoqëria vuan pasojat e atij sistemi që lamë pas, por këtë herë me një formë të re. Ky film është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films). Vjet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ( QKK) u bë me dije se filmi shqiptar “Delegacioni” me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë edhe vlerësimit si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes u përzgjodh nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet “Oscar”, në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS. Xhirimet e filmit u zhvilluan në Qafë Mollë, Përmet, Ersekë, Skrapar dhe në Tiranë. Përveçse fitues nga grandi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky film u shpall më parë dhe fitues i një grandi nga “Europa Krijuese”. “Delegacioni” në TIFF u shpall fitues i shumëfishtë, me gjithsej katër çmime.

Më të lexuarat