BREAKING NEWS

“Ilir Meta do t’i shtypë e t’i përdhosë viktimat e tij”, Frrok Çupi zbulon skenarin e presidentit: Çfarë pritet më 2 mars

“Ilir Meta do t’i shtypë e t’i përdhosë
x

Kultura

Dëmet pas tërmetit, ekspertët italianë inspektim në Muzeun Etnografik në Durrës

Dëmet pas tërmetit, ekspertët italianë inspektim në

 Ministria e Kulturës pas ngjarjeve sizmike të ndodhura në 26 nëntor të vitit që lamë pas shprehet se ka kërkuar pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj për të ndihmuar autoritetet shqiptare në administrimin e urgjencës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës shprehet se e para që iu përgjigj kësaj thirrje ishte misioni italian. “Ambasada Italiane iu përgjigj thirrjes dhe mbështeti me misionin "Task Force Italiana U4H". Ky mision i parë konsiston në njohjen dhe vlerësimin e nevojave aktuale nëpërmjet studimeve në terren. Në vijim të punës, grupi i specialistëve inspektoi Muzeun Etnografik të Durrësit”, bën me dije Ministria e Kulturës.

Ndërkaq që të tjera objekte do të inspektohen gjatë ditëve në vijim, për të pasur në vëmendje mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Muzeu Etnografik në Durrës, është i vendosur në shtëpinë muze të Aleksandër Moisiut. Në një rrugicë paralele me rrugën tregtare në Durrës në krahun e murit të qytetit. Godina është ndërtuar me dy kulla në miniaturë, të cilat lidhen nga ana arkitekturore me një çardak dhe me një shkallë, që shkon në çardak. Struktura e jashtme është ndërtuar me gurë mesatarë katrorë. Muzeu Etnografik i Durrësit është hapur në vitin 1982, në ambientet e shtëpisë karakteristike durrsake të shekullit XIX. Në dhomat e këtij muzeu ku ndodhen më shumë se 300 objekte, veshje dhe enë të traditës së qytetit dhe trevës.

Në dy dhoma të muzeut, shpalosen në stenda biografia familjare dhe artistike të aktorit Aleksandër Moisiut, bazuar në dokumente autentike, kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Në dhomat e tjera, janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtërisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Ky muze përmban koleksione të pasura të veshjeve popullore të trevës etnografike të zonës së Durrësit dhe të Shqipërisë së Mesme, si dhe punime artizanale në material leshi, mëndafshi, pambuku, briri, bakri e guri. Aleksandër Moisiu ka lindur në Trieste në 2 prill 1879 dhe ka vdekur në 22 mars 1935. E ëma ishte italiane, ndërsa babai shqiptar. Aleksandër Moisiu me talentin e tij zotëroi skenat botërore.