BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja”, historianët: Rishkrimi ka marrë një konotacion negativ

“Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja”, historianët:

Historia duhet transmetuar, por rishkrimi i saj ka marrë një konotacion negativ, u shprehën historianët në tryezën e diskutimit “Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja” organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në këtë diskutim ku ishte e pranishme dhe drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, merrnin pjesë historianët Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Artan P. Hoxha, Ardit Bido dhe Dorian Koçi, që sollën qasjen e tyre ndaj një procesi të natyrshëm në historinë e kombeve në raport me rishikimin e historisë. Historiania Nevila Nika ndër të tjera u shpreh demistifikimi i historisë ka nisur. “Jemi munduar gjithë historianët, ata që kanë marrë mundin për të rrëfyer të vërtetat tona. Historia është diçka që duhet transmetuar. Ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim, si për ngjarje si për figura të historisë sonë”, u shpreh Nika gjatë këtij takimi. Në fjalën e saj, historiania Nevila Nika vijoi më tej se një historiani i duhet të jetë pa ndërprerje pranë arkivave. “Pranë atyre burimeve ku mund të marri gjithçka për të shkruar. Deri në ‘90 ishte e kufizuar pas ‘90 s'është më”, u shpreh ajo. E pranishme në këtë takim, Nevila Nika më tej solli në vëmendje disa figura historike. “Ismail Qemali ka qenë i zbehtë deri para ‘92 në histori. E njëjta gjë për Hasan Prishtinën”, tha ajo. Për historianen Nevila Niika historia ka zhvillimet e veta. “Pasurohet në dokumentacion”, vijoi Nika. I pranishëm në këtë takim, Ardit Bido drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave tha mes të tjerave se rishkrimi i historisë ka marrë një konotacion negativ. “Rishkrimi i historisë konsiderohet sikur do hidhen gjithë tezat e tanishme dhe do ndryshohet gjithçka. Por kjo është thjesht një punë e përgjithshme e historianit. Rishkrimi ka marrë një konotacion negativ në diskutimin publik”, tha ai. “Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja” ishte tryeza e diskutimit që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi shoqëruar me aktivitete për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Më të lexuarat