BREAKING NEWS

Thellohet bilanci nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 20 të vdekur dhe 1015 të plagosur. Post-lëkundjet shkaktojnë panik

Thellohet bilanci nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 20 të
x

Kultura

Dëmtimet në kalanë e Krujës, Margariti: Jemi në fazën e hartimit të projektit

Dëmtimet në kalanë e Krujës, Margariti: Jemi në

Siguria e Kalasë së Krujës mblodhi në takim specialistë të trashëgimisë kulturore, inxhinierë , gjeologë, etj. Pas dëmeve që u shkaktuan nga tërmeti i datës 26 nëntor, ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se pas matjeve gjeologjike tashmë është faza e hartimit të një projekti për kalanë e Krujës. “Siguria e kalasë së Krujës na mblodhi dje me inxhinierë, gjeologë, projektues e zbatues. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit na vënë përpara nevojës së një ndërhyrjeje urgjente, që të mund të shpëtojmë një nga monumentet më simbolike të vendit tonë. Pas matjeve gjeologjike jemi në fazën e hartimit të projektit. U jam falënderuese për gatishmërinë profesionistëve Luljeta Bozo, Gëzim Struga, Besnik Pelingi e Mentor Malaj. Bashkë do t'ia dalim!”, shprehet ministrja Margariti, për këtë takim që u zhvillua së fundmi. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 metra, zë një sipërfaqe prej 2.5 hektarë tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r, ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët. Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë të një vaske. Më në thellësi janë dy ambientet e veçantë të larjes, të cilët kanë pasur nga një vaskë. Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë.