
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Dëmtimi i Urës së Zogut, Forumi: Pritej, MK e zënë me shkatërrimin e vilave monumentale

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021
Ura me harqe ose siç të gjithë e njohin si Ura e Zogut, si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të shumta që ka pasur lumi Mat është dëmtuar. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se kjo është ngjarje e paralajmëruar, dhe ka publikuar dhe disa foto të dëmtimit të urës monument kulture. “Sa rëndë! Fundja kjo që ndodhi ishte kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar, por Ministria e Kulturës ka qenë e zënë me shkatërrimin e vilave monumentale në Tiranë”, shprehet FMT. Nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore u bë me dije se për shkak të situatës aktuale, si rrjedhojë e reshjeve të ditëve të fundit, u krye inspektimi në Urën e Matit, nga specialistët e IKTK dhe të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, të cilët monitoruan nga afër situatën aktuale të urës, për të vijuar më tej me marrjen e masave të nevojshme. Por për Forumin e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore ura monument kulture prej kohësh ka qenë pa vëmendje. “Shikoni në çfarë gjendje e kanë lënë urën monument kulture kategoria I, pa parmakë, pa tulla asfaltide, pa mbrojtje të betoneve dhe pa përforcim të themeleve. Tani për çfarë shkojnë aty? Apo ta ndreqin si ndreqin urën e premtuar të Hoshtevës? Qyfyre”, shkruan Forumi. Ura gjendet në Milot dhe bën të mundur lidhjen e dy ekstremeve të lumit, me një gjatësi rreth 490 m dhe gjerësi rreth 6 m. Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë. Sipas shtypit të kohës, ura është ndërtuar brenda një viti dhe dallohej për madhështinë e saj.
Më të lexuarat


Komedia satirike “Opera për 3 grosh” vepër që i flet realitetit, në role aktorë të njohur

Oda e miqve në banesën qytetare beratase, përkujdesje e veçantë arkitektonike

Andi Tepelena: Skena e Pavarur Kulturore pa mbështetje financiare, Ministria e Kulturës të jetë transparente

Margariti: Ndërtesa e ish “Radio Tiranës” s’ka dalë nga lista e monumenteve, ka projekt restaurimi

“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët
