Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

 Destinacionet kulturore në Gjirokastër, vendosen tabela informuese

 Destinacionet kulturore në Gjirokastër, vendosen tabela

Në kuadër të projektit "Hamlet", ku Ministria e Kulturës është drejtuese e partneritetit Shqipëri-Itali-Mali i Zi, në unazën kulturore të Gjirokastrës po vendosen tabelat informuese dygjuhëshe turistike dhe tabelat rrugore përkatëse, të cilat do të sjellin një standard të ri në nivel kombëtar, në prezantimin e destinacioneve kulturore në Shqipëri. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet për këtë se është më shumë cilësi dhe shërbime për turizmin kulturor dhe se janë tre destinacione të para përfituese. “Parku Arkeologjik i Antigonesë, Kisha e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit dhe Kalaja e Libohovës janë tre destinacionet e para përfituese, duke iu përgjigjur një kërkese të kahershme të operatorëve turistikë, por edhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbi nevojën e prezantimit më të plotë të këtyre destinacioneve, por edhe të zonave pranë tyre, si pjesë e arealit të qytetit të Gjirokastrës, pasuri botërore e njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-s”, pohon ministrja e Kulturës, që ka publikuar dhe foto gjatë punës në kuadër të këtij projekti. Sipas ministres së Kulturës Elva Margariti kjo do të shërbejë edhe si model në zona të tjera të vendit tonë. “Kjo iniciativë do të shërbejë si një model i mirë edhe për zona të tjera të vendit, të cilat do të përfitojnë sinjalistikë të dedikuar turistike. Një falenderim i veçantë për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, në Gjirokastër për punën e palodhur edhe në ditë të vështira”, pohon ministrja Elva Margariti. Nëse flasim për Antigonenë, është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shekullit III ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Ajo që e dallon Antigonenë nga qytetet e tjera antike është plani katërkëndor dhe mjaft i rregullt urban. Qyteti është i organizuar në kuadrate ndërtimi bazuar në një sistem konteporan urban. Për herë të parë në qytetet tona antike, elementet urbane dhe arkitekturore shpalosen në këtë mënyrë. Identifikimi i vendndodhjes së Antigonesë është debatuar shumë, por merita i shkon arkeologut të njohur Dhimosten Budina, i cili gjatë gërmimeve të bëra në vitet ‘70 arriti të gjente disa karta votimi argjendi, me emblemën e Antigonesë.