SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Dhimitër Orgocka: Dramës shqipe t’i jepet përparësi në teatro, autorët shqiptarë janë braktisur
Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Qershor 2019
Në jetën artistike me teatrin regjisori Dhimitër Orogocka po vijon aktivitetin e tij, duke sjellë në skenë premiera. Vepra teatrore, që po marrin vlerësimin e publikut dhe për regjisorin Dhimitër Orgocka gjithmonë duhet të jetë në vëmendje puna me teatrin. Në intervistën për “SOT” regjisori Dhimitër Orgocka shprehet se problem për teatrin shqiptar sot është mungesa e dramës kombëtare. Sipas tij, veprat kombëtare nuk duhet të mungojnë në skenat tona të teatrove, dhe kjo duhet të jetë dhe në vëmendjen e drejtorive të teatrove të ndryshëm. Regjisori Orgocka shprehet se teatri shqiptar duhet të ketë repertor dhe një vepër teatrore nuk mund të shfaqet pak herë dhe më pas teatri ta mbyllë. “Mjeshtër i Madh” për aktivitetin me teatrin dhe filmin ndër vite, regjisori dhe aktori Dhimitër Orogocka pohon se dhe për kinematografinë shqiptare sot duhet bërë më shumë. Aktor në disa prej filmave të njohur ndër vite, Dhimitër Orgokca shprehet se nuk duhet të bëhen filma sa për të shkuar radhën, por duhet punuar me profesionalizim për realizimin e tyre.
-Në Korçë u zhvillua edicioni i 16 i festivalit ndërkombëtar të monodramës “Albamono”. Për ju si drejtor i festivalit ky edicion si u përcoll?
Në qytetin e Korçës ka mjaft aktivitete, por festivali ndërkombëtar “Albamono”, edicioni i 16 këtë vit ishte një katapultim. Kishte një rritje cilësore dhe organizim, që aktorët që merrnin janë të dëshiruar sikur dhe ta fillonin festivalin sërish nga e para. Në kuptimin profesional juria e festivalit e pati të vështirë, sepse pati arritje cilësore për t’u pasur zili. Në kuptimin profesional jo se të tjerët kanë qenë keq, por ky edicion i këtij viti ka qenë tepër profesional. Madje ne në këtë festival ishim të detyruar këtë vit të mos pranonim disa kërkesa të tjera më të mëdha, sepse nuk mund ti përballonim dot qoftë dhe nga ana financiare. Por njerëzit që u larguan nga ky edicion na siguruan që vitin e ardhshëm duhet që tani ti llogarisim, që ata të vijnë këtu me repertore të reja, duke sjellë me vete edhe grupe të tjera. Por Korça ka vërtetët çfarë tu thotë njerëzve dhe çfarë t’u tregojë. Ne i dërguam artistët tek vizita e mjaltës, që ata u marrosën nga mrekullia atje, shkuam në pyllin e Fazanëve, që ishte një mrekulli dhe Bashkia e Maliqit kishte organizuar një dekor aq bukur në mes të pyllit. Ne i dërguam artistët në muzetë që kemi këtu, dhe ata e ndjenin veten si në shtëpinë e tyre në pritjet që iu bënin në këto takime që ne organizuam, veç punës profesionale.
-Ju e rikthye sërish në skenë të shtunën në mesditë shfaqjen teatrore “Kopraci”, por këtë herë për gratë e burgosura?
Në teatrin e Korçës “Andon Zako Çajupi” u shfaq komedia “Kopraci” për gratë e burgosura dhe ato që i kanë burrat në burg. Një spektakël, që edhe aktorët i organizuam në mënyrë të tillë për të bërë një hop cilësor emocional, të kënaqen këto gra kur do të shikonin një shfaqje të tillë.
-Vepra juaj më e fundit në skenë ka qenë komedia “Kopraci”, që deri tani ka shënuar suksese në teatro në ndryshëm. Ju e keni vënë dhe më parë këtë vepër teatrore, si ndiheni që suksesi i saj vijon?
Është shfaqja e 16, që japim me “Kopracin” në Korçë. Unë mendoj se teatrot në kuptimin profesional rregullisht duhet të jenë teatro repertori në vendin tonë. Pra teatri jo ta shfaq një pjesë 3-4 herë dhe e mbyll, por ai duhet të ketë repertorin e tij. Teatri e shfaq disa herë një pjesë, e lë, e shfaq sërish, por dhe komedia “Kopraci” këtë politikë po ndjek, dhe ne po e shfaqim në skenë sërish. Ne kemi besimin se në muajin shtator do të bëhet dhe festivali i komedisë “Kokofest”. Shpresojmë që duke e shfaqur këtë komedi vazhdimisht mund ta kemi edhe në festivalin ndërkombëtar të komedisë.
-Nëse flasim për nivelin artistik me shfaqje në teatro diskutohet jo pak. Për ju si regjisor, çfarë është shqetësuese për teatrin në përgjithësi?
Teatri shqiptar vuan pak nga mungesa e dramaturgjisë kombëtare në skena. Nuk vënë në skenë veprat kombëtare, por aty spektatori shikon veten e vet, jetën e miqve të tij, të kushërinjve dhe ai ndjen afrimitetin me problemet që trajton vepra kombëtare, sepse aty janë të njerëzve të tij, por dhe të atij vetë. Në këtë aspekt do të thosha teatri shqiptar duhet të bëjë një hov cilësor për sigurimin dhe vënien në skenë të sa më shumë të dramaturgjisë kombëtare. Një teatër kombëtar duhet të ketë dhe një dramaturgji kombëtare.
-Janë dhe autorë të ndryshëm të dramës shqipe, që e pohojnë këtë problem, dhe kjo situatë po vijon?
Drama shqipe mungon, sepse është krijuar një koncept që njerëzit shikojnë diku ndonjë pjesë nëpër televizione apo diku tjetër, dhe mbase iu duket sikur është e pëlqyeshme, edhe pse ngjarjet e asaj vepre mund të jenë për diku tjetër dhe atyre iu duket e pëlqyeshme diçka e jashtme. Për këtë aspekt në teatrin shqiptar drejtoritë e teatrove që duhet të lozin një rol shumë të rëndësishëm, pjesa kombëtare duhet të jetë me patjetër me precedencë për tu vënë në skenë. Normal që duhet të jenë dhe pjesët e huaja në skenat tona teatrore, por mendoj se duhet ti japin përparësi dramaturgjisë shqipe, sepse mua më duket se dhe autorët shqiptarë janë larguar pak nga teatri. Duken si të braktisur, si të lënë pas dore. Unë vetë kam punuar me autorë të dramës shqipe. Në teatrin e Korçës më parë unë kam vënë 12 pjesë vetëm nga autori Ruzhdi Pulaha, nga Teodor Laço tetë pjesë, nga Namik Dokle kam vënë katër pjesë në teatër. Më përpara ka pasur si pikësynim, që dhe dramaturgjisë kombëtare duhej të shihej me një sy me precedencë. Tani sikur është zbehur kjo lloj marrëdhënie.
-Ju jeni një regjisor që prej dekadash vijonin punën në teatër. Si i shikoni sot aktorët e rinj?
Unë komedinë “Kopraci” të Molierit e kam punuar për të tretën herë, dhe pata kënaqësinë dhe kësaj here që të bashkëpunoj me një trupë aktorësh të rinj. Aktorët e rinj ishin jashtëzakonisht të kënaqur dhe nga mënyra se si neve punonim me veprën dhe me çfarë përgjegjësie, dhe sa i kushtoheshim asaj. Por ka një farë neglizhence dhe një farë zbehje profesionale tek më të rinjtë, që duhet ti japin më shumë rëndësi procesit punës të tavolinës, procesit ku zbërthehet vepra teatrore, ku krijohen marrëdhëniet e personazheve, ku gjenden veprimet konkrete aktoreske dhe të tjera, sepse aktori duhet të flasë me fjalën, dorën, këmbën dhe çdo gjë e tij duhet të jetë profesionale dhe gjithmonë e lidhur me partnerin, që ka përballë. Janë disa gjëra në kuptimin profesional, që unë në rastin konkret do të ngrija në qiell për këto regjisorin Pirro Mani. Ai ka qenë regjisori më shëmbëlltyrë në Shqipëri lidhur me këto zbërthime profesionale të veprimeve aktoreske, të muzikës së fjalës, të marrëdhënieve me partnerët në shfaqje, etj.
-Jo vetëm në teatër, por dhe në fushën e kinemasë ju jeni vlerësuar. Me rolin e Uranit më 1968 ju keni qenë për herë të parë në film dhe ishte ai me titull “Horizonte të hapura”. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?
Në atë kohë për rolet kryesore ishte një komision pranë Kinostudios, që duhej të dilje para atij nëse e meritoje atë rol të parë për ta marrë në film ose jo. Në këtë komision mua më thanë që konkurroja për këtë rol dhe regjisori atëherë ishte Viktor Gjika, një regjisor shumë i mirë i devotshëm dhe me predispozita të mëdha dhe me hapësira profesionale. Ne vajtëm në Durrës dhe i thashë, të lutem para se të fillojmë xhirimet do më shpini në shtëpinë e Adem Rekës. Dua të takoj fëmijët e tij, dua të marr atë frymën e familjes së Ademit. Kur shkruam aty sa u hap dera regjisori i tha që unë do të lozja Uranin në personazhin e Adem Rekës, dhe gruaja e tij shpërtheu në të qara. Kjo ngarkesë emocionale më mbajti gjallë vazhdimisht. Ne xhironim në digë dhe nga gjithë Shqipëria vinin të rinj dhe të reja për të parë, sepse ishte e dëgjuar jeta dhe veprimtaria e Adem Rekës. Ne na detyronin dhe na vinin në pozitë të tillë, që domosdoshmërisht të jepnim maksimumin tonë në filma.
-Po sot sipas jush sa bëhet për filmin shqiptar?
Problemi i filmave shqiptarë sot lë shumë për të dëshiruar. Ja përshembull po përmend filmin “Skënderbeu”. Pavarësisht se ishte regjisor rus Sergei Yutkeviç dhe aktori kryesor ishte gjeorgjian, por problemi është që ajo botë profesionale e aktorëve të tillë dhe të shqiptarëve që merrnin pjesë ka qenë një punë profesionale e admirueshme. Tani zbehen dhe bëhen disa filma si për të shkuar radhën. Nuk ballafaqohen dot me konkurrencën ose me kërkesat profesionale të një niveli më të lartë artistik.
-Ka pasur artistë që janë shprehur se dhe publiku nuk i ndjek filmat në kinema, sepse dhe ato mungojnë. Sa është shqetësuese?
Problemi i kinemave sot është alarmant. Edhe ne kemi një kinema në Korçë dhe pothuajse është më shumë e mbyllur, sepse dhe filma nuk shfaqen më, jo vetëm të huaj por dhe filma shqiptarë që mungojnë. Dakord që janë televizionet sot, por jeta e parë kolektive, jeta e parë në grup për të parë filmin dhe për të diskutuar për të pothuajse nuk është më.
-Ju folët për teatrin dhe filmin, përmendët dhe probleme të ndryshme. Po roli i shtetit sipas jush si duhet të jetë?
Për mua duhet të vihet dorë për ta ruajtur traditën e hershem të kinematografisë, madje të të gjitha sferave të artit në vend. Kjo është një domosdoshmëri për arsye se kultura e një vendi tregonte zhvillimin e përgjithshëm shoqëror në marrëdhëniet e njerëzve dhe në gjërat tjera. Nga shteti duhet bërë më shumë për artin dhe kulturën. Buxhetet kanë qenë gjithmonë problem në jetën artistike dhe duhet më shumë vëmendje.
Intervistoi: Julia Vrapi