Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dhimitër Orgocka risjell komedinë “Kopraci”, Harpagonin ia beson sërish Koço Qëndros

Postuar: 13/03/2019 - 07:48

Komedia “Kopraci” vepër nga Molieri do të vijë në skenë te “arTurbina” për dy mbrëmje me radhë për publikun. Me regji nga Dhimitër Orgocka, kjo vepër pritet të përcjellë dhe lojën e aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj që janë angazhuar në këtë shfaqje teatrore. Vepra shfaqet për publikun mbrëmjen e datës 18 dhe 19 mars. Një nga kryeveprat botërore që vjen skenë nga regjisori i njohur Dhimitër Orgocka, ku sipas tij këtë herë shfaqja vjen më në kohë.  “Vepra “Kopraci” këtë herë vjen pak ndryshe, ka pak hapësirë, kam futur brenda saj dhe koreografinë. Pra e kam sjellë pak si më në kohë këtë shfaqje”, tregon regjisori Orgocka. Duke folur për këtë shfaqje teatrore që pritet të jetë në skenën e Tiranës, regjisori Dhimitër Orgocka mes të tjerave shprehet se Molieri është një autor i madh, por me rëndësi janë dhe mesazhet që përcjell vepra për publikun. “Molieri është autor i madh gjenial, dhe e ka trajtuar veprën brenda kuadrit të dramës dhe komedisë, por problemi më i madh është që njeriu duhet të jetë njeri mbi të gjitha dhe mos të jetë paraja që i mbyt dhe i shkatërron jetën e tjetrit”, shton më tej regjisori Dhimitër Orgocka “Mjeshtër i Madh”. Vepra vjen në skenë nga trupa e teatrit të Korçës dhe regjisori Orgocka tregon se personazhin e Harpagonit ia ka besuar dekada më parë po aktorit Koço Qëndro, që e rikthen sërish në skenë, por tani në moshën 93 vjeçare. Në rolet e tjera në vepër përmendim dhe Blend Arifi, Ilda Pepa, Mateus Frroku, Zamira Kitën, Blera Belliu, Refik Xhinaku, Syrja Meçe, Lazarela Deti, Valentino Hamati dhe Antonio Tole. Muzika në vepër është nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani.Aktori Koço Qëndro në fillim të viteve 1960 zgjidhet si një ndër aktorët themelues që krijuan trupën e Estradës Profesioniste të Korçës. Që nga krijimi i saj e derisa doli në pension, në mbi 120 premiera realizoi një mori figurash me nivel të lartë artistik, duke luajtur në llojet e shkurtra të teatrit të varietesë, si skeçe, pantomime, dialogë, monologë, parodi e kuplete. Harpagonin te komedia “Kopraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, e luajti dy herë, më 1976 dhe 29 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit.

Komedia në skenë

Në komedinë "Kopraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Harpagoni koprac e fajdexhi jeton nën ethen e parave. Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s'e duan më, por edhe e urrejnë. Harpagoni mbetet një nga figurat më negativë, antipatikë e njëkohësisht qesharake që ka krijuar pena e Molierit. Duke i vënë titullin “Kopraci”, Molieri e përcakton qysh në titull pjesën e tij si komedi karakteri, në të cilën përqeshen personat që e bartin këtë ves të lig e asocial. Pikënisjen për “Kopracin” Molieri e ka marrë nga komediografi romak Plauti, i cili në pjesën me titull “Kusia” tregon se si Euklioni, që gjeti një ditë një kusi plot me monedha të arta, jo vetëm që nuk harxhoi asnjë grosh, po edhe humbi rehatinë e gjumin nga frika se mos ia merrte kush kusinë e shtrenjtë. Molieri e quan kopracin e vet me emrin Harpagon dhe e paraqet si qenie të robëruar nga vesi i vet, në atë mase sa të qenit koprac përbën thelbin e karakterit te tij. Molieri lindi më 15 janar 1622 e vdiq më 17 shkurt 1673. Ai është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbretëror”. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh.  

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 07:26

Festivali ndërkombëtar i kukullave “PiF Albania -Sunshine” mbërrin në edicionin e dytë në Tiranë.

Postuar: 21/05/2019 - 07:25

Vepra teatrore "Medea" mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës vjen në skenë për publikun

Postuar: 21/05/2019 - 07:24

Piktori i njohur Agim Sulaj shprehet se nga Galeria Kombëtare e Arteve ruan vetëm kujtime të buku

Postuar: 19/05/2019 - 08:10

Nga janari deri në muajin mars të këtij viti 18950 persona kanë ndjekur shfaqjet e TOB.

Postuar: 19/05/2019 - 08:09

Komedia “Art” vepër shkruar nga Yasmina Reza po shfaqet këto ditë në skenën e teatrit

Postuar: 19/05/2019 - 08:07

Artistë të ndryshëm shprehen se kërkesat janë të shumta për projekte artistike, por asnjë nga str

Postuar: 18/05/2019 - 07:59

Data 17 maj shënon dhe 55 vjetorin e krijimit të baletit “Delina”.