BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

Digjitalizimi i trashëgimisë kulturore, investime në një njësi të re

Digjitalizimi i trashëgimisë kulturore, investime në një

Ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me dy drejtorët ekzekutivë të Fondit Shqipatro-Amerikan për Zhvillim inspektoi ambientet e restauruara të Njësisë së re të Digjitalzimit. Për këtë vizitë ministrja e Kulturës shprehet se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një nga misionet e ministrisë që ajo drejton, ku kjo njësi e re merr një rëndësi të veçantë. “Ruajtja e trashëgimisë sonë kulturore materiale dhe jo materiale, përcjellja e saj brez pas brezi është një nga misionet e Ministrisë së Kulturës. Ndaj edhe ngritja e Njësisë së Digjitalizimit të Trashëgimisë Kulturore merr një rëndësi të veçantë. Së bashku me dy drejtorët ekzekutivë të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata, partnerë tanë në këtë nismë, inspektuam sot ambientet e saporestauruara të Njësisë së re të Digjitalizimit. Tashmë gjithçka është gati në pritje të pajisjeve të standardeve më të larta”, shprehet ministrja Margariti. Ministrja e Kulturës bën me dije se është një investim prej 650 mijë dollarësh, ku dhe Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë si dhe muzeu “Onufri” në qytetin e Beratit do të pajisjen me këtë teknologji. “Por ky investim prej 650 mijë dollarësh është vetëm një stacion i parë në nismën tonë për digjitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore. Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë dhe muzeu “Onufri” në Berat, po ashtu do të pajisen me fjalën e fundit të teknologjisë, duke hapur kështu një erë të re në trajtimin, studimin dhe përcjelljen e pasurisë sonë kulturore materiale dhe shpirtërore”, vijon më tej ministrja Margariti. Muzeu i Artit Mesjetar, në Korçë, është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit. Koleksioni i muzeut të Beratit përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.