BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Kultura

Digjitalizohet biblioteka dhe fototeka e arkivave, fond me mijëra tituj dhe fotografi

Digjitalizohet biblioteka dhe fototeka e arkivave, fond me mijëra tituj dhe

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi bibliotekën dhe fototekën e digjitalizuar, që përbën një fond me mijëra tituj dhe fotografi, që tani janë më afër studiuesve dhe gjithkujt tjetër. Prezantimi u krye nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dr. Ardit Bido dhe ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti, në mjediset e sallës së studimit të DPA-së duke respektuar masat kundër covid-19. Po dje u prezantua gjithashtu dhe faqja e re e katalogut online, e rinovuar. Faqja e re është më e thjeshtuar dhe lineare duke e bërë më të lehtë lundrimin brenda bazës së të dhënave të dokumenteve. Këto sisteme elektronike do të sjellin lehtësi maksimale për studiuesit dhe të tjerët, që kanë interes për librat dhe fotografitë që ruajmë. Në fototekën online gjenden të gjitha fotografitë para vitit 1945 që ruhen në AQSH, e që tani janë vetëm një klikim larg në www.fototeka.arkiva.gov.al ku mund të blihen fotografitë me rezolucion të lartë, pa qenë nevoja për të qenë të pranishëm në sallat e studimit të DPA-së. Sa i përket bibliotekës, ajo për vite të tëra ka qenë një magazinë me libra, tha drejtori i përgjithshëm Dr. Ardit Bido, duke treguar se tashmë kjo pasuri është sistemuar. “Mjafton që të përcaktohen ato libra që studiuesi do të shohë, në mënyrë që Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ta kthejmë në një One-Stop-Shop Albanologjik, në një vend ku studiuesi vjen, sheh librin që ai do, dokumentet që ai ka porositur, sheh dhe fotot që nuk mund t’i shohë në sallë por i sheh drejtpërdrejtë nga shtëpia. Në këtë mënyrë ne besojmë se ja kemi arritur që për studiuesin shërbimi të jetë shumë i lehtë, që e çojnë arkivin në shtëpinë e studiuesit, në telefonin e tij, në kompjuterin e tij”, u shpreh Bido. Në prezantimin e këtyre projekteve e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se kjo është një punë kolosale që po bëhet në gjithë Shqipërinë për digjitalizim e shërbimeve. “Gjatë gjithë diktaturës këto kanë qenë hapësira vërtetë të ngurta, ndërsa sot arrijmë në dimension komplet tjetër. Jo vetëm që janë të hapura, e studiuesit arrijnë të kenë më shumë mundësi, por mbi të gjitha dhe të rinjtë”, u shpreh Margariti.  Ky sistem i mundëson gjithkujt që çdo gjë sa i përket bibliotekës dhe fototekës ta bëjë përmes procesit online. Në fototekë të gjitha fotografitë janë të ndara sipas tematikave, ku gjenden rreth 130 mijë fotografi të paraluftës së dytë botërore dhe përbën fototekën më të madhe në Shqipëri, pas asaj të “Marubit”. Ndërsa biblioteka online përmban mbi 12 mijë njësi si antikuar, librin shqip e të huaj dhe periodik.