BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”, ekspozohen imazhet e rralla nga 1856-1959

“Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike

Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar nga Kim Knoppers u çel në Muzeun Kombëtar “Marubi”. Për publikun prezantohet një përzgjedhje imazhesh nga arkiva e Marubëve (1856- 1959), që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, në vitin 2016. Më herët ekspozita është lajmëruar në Facebook dhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. “Dinastia Marubi hedh dritë në historinë shqiptare e vazhdon të na habisë me fotot, që ndriçojnë portretin e qytetëruar të Shqipërisë në Evropë në vitet 1856-1959”, shkruan ministrja Margariti. Ekspozita në Amsterdam më 2016 u konsiderua një hyrje në historinë e pasur fotografike të një vendi të izoluar evropian, që shpesh është neglizhuar. Për këtë ekspozitë në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit “FOAM” mes të tjerash thuhej se janë tre breza fotografësh që realizuan portrete në studio me një spektër të gjerë të njerëzve, duke nisur nga borgjezia urbane, barinj, perandoria osmane dhe Mbreti Zog, duke mos përjashtuar aktorë të famshëm e piktorë. Rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pietro Marubi mbërriti në Shkodër. Aty ai ngriti studion e parë fotografike në rajon, duke përdorur procesin e pjatës së lagësht. E vendosur në godinën e re, te pedonalja e qytetit, tani muzeu “Marubi” ka trajtën moderne të paraqitjes së një muzeu bashkëkohor, ku ruhen mbi 150 mijë negativë xhami, duke u vlerësuar për arsyet historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike, po në radhë të parë si foto artistike. Në to janë fokusuar ngjarjet nga historia e trazuar e Shqipërisë nga kohërat osmane në periudhën e komunizmit, ritualet, kostume folklorike, portrete, etj. Pas vdekjes së Pietros, Kel Marubi u bë trashëgimtar legjitim i studios. Ai e pasuroi fototekën me figura të njohura të kohës, Fishtën, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj, si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga jeta e qytetit dhe e fshatit, etj. Në vitin 1970 e gjithë pasuria prej 150 mijë negativësh i kaloi shtetit.

Kuratorja Knoppers nga FOAM te Marubi

“Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”, që vjen e kuruar nga Kim Knoppers në Muzeun Kombëtar “Marubi”. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë FOAM në Amsterdam, Hollandë. Knoppers është një historiane arti dhe kuratore në Muzeun e Fotografisë FOAM, Amsterdam. Që nga viti 2011, ajo ka punuan me ekspozitat personale të Melanie Bonajo, Adam Broomberg dhe Oliver Chanarin, Anne de Vries, JH Engstrom dhe Taiyo Onorato e Nico Krebs dhe ekspozita në grup si "RE-Search: Alumni Rijksakademie", "Collaborate: On Artists’ Collectives" dhe "Back to the Future. The 19th century in the 21st Century". Ajo është e interesuar në zhvillime të ndryshme në fushën e fotografisë: që nga fotografia konceptuale tek artistët që punojnë me fotografinë dokumentare, nga materialet arkivore tek fotografia si mjet kërkimi. Në FOAM, ajo ka kuruar një sërë ekspozita mbi fotografinë historike në studio dhe vlerën e saj shoqërore dhe artistike. Kim Knoppers është edhe themeluese e "Artists’ Recipes", e cila eksploron lidhjen mes artit dhe ushqimit. Shkruan rregullisht për Foam Magazine si dhe për katalogë e libra artistësh. Jeton dhe punon në Amsterdam dhe fusha e saj studimore lidhet kryesisht me zonat e ish Perandorisë Osmane.

Nga Julia Vrapi