Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Dita Botërore e Librit kalon në heshtje nga Ministria e Kulturës, studiuesit: Kumbaro e ka mendjen te fushata
Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Prill 2017
Dita Botërore e Librit për shkrimtarë dhe studiues kaloi në heshtje nga institucionet. Munguan veprimtaritë në këtë ditë të shënuar për librin, ndërsa për ministren e Kulturës Mirela Kumbaro këto ditë në vëmendje është vetëm fushata elektorale. Shpesh gjatë kësaj kohe e shikojmë ministren Kumbaro sa në Gjirokastër apo në Përmet. Flet për kantier ndërtimi në Gjirokastër kur banesat monument kulture janë shkatërruar dhe të tjera janë drejt shkatërrimit, shkon në Përmet për festime dhe fushatë dhe ndërkohë duket se nuk ka gjetur kohë për shkrimtarët. Kjo gjë pohohet nga vetë shkrimtarët dhe studiues të ndryshëm, të cilët shprehen se Dita Botërore e Librit, që u shënua më 23 prill, për ministren e Kulturës më shumë ishte vëmendja për fushatën elektorale. Studiuesi Behar Gjoka pohon se këtë vit Ministria e Kulturës nuk gjeti kohë as për Shekspirin apo për Servantesin, por vëmendja ishte vetëm te Përmeti. “23 prill Dita e Librit, heshtje institucionale. Veprimtari në themelet e ndërtesës së kongresit të Përmetit, nën përkujdesjen e kandidates për deputete, zonjës Kumbaro. Këtë vit nuk kemi kohë as për Shekspirin, as për Servantesin”, shprehet studiuesi Behar Gjoka, i cili herë pas here ka reaguar për mungesën e vëmendjes që ka Ministria e Kulturës ndaj librit shqip dhe autorëve shqiptarë. Përmes pohimeve të tij studiuesi lë të kuptohet se gjithçka gjatë kësaj kohe në aktivitetin e ministres Mirela Kumbaro është përqendruar vetëm në kandidimin e saj për deputete. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Situatë e rëndë për librin dhe autorët
Studiuesi i letërsisë Hysni Ndreu pohon se thelbësore për librin shqip është një strategji mbarëkombëtare bashkëpunimi, sidomos ndërmjet institucioneve kulturore të Shqipërisë e Kosovës, gjë e cila deri tani nuk ka qenë në vëmendje të Ministrisë së Kulturës. “Kjo me qëllim që të krijohet një komunikim i ndërsjellë dhe pa pengesa burokratike ndaj librit. Kjo, përveçse do të zgjeronte tregun, i vjen në ndihmë edhe lexuesit, qoftë atij të Kosovës, qoftë atij të Shqipërisë, të cilët shpesh e kanë thuajse të pamundur të sigurojnë libra të caktuar. Situata është edhe më e rëndë kur bëhet fjalë për lexuesin shqiptar të Maqedonisë apo atë të Malit të Zi. Një strategji e tillë do të ishte një mundësi më e mirë edhe për botuesit, të cilëve një treg më i gjerë do t'u sillte më shumë të ardhura, gjë që do të reflektohej te çmimi i librit, te numri i lexuesit dhe te cilësia e botimeve”, pohon studiuesi Ndreu. Por në katër vite të mandatit të saj si ministre Kulture Mirela nuk solli ndonjë zhvillim me politikat e saj në fushën e librit dhe në ndihmë të autorëve shqiptarë dhe studiuesi Hysni Ndreu sjell në vëmendje se sot përballen me një sërë vështirësish. “Në kushtet e sotme, autori shqiptar përballet me një sërë vështirësish, të cilat nisin që nga mungesa e përkrahjes financiare (përkundrazi, shumë autorëve u duhet të paguajnë për të botuar një libër), mungesa e politikave përkthimore apo edhe mungesa e përfaqësimit në panairet ndërkombëtare. Po ashtu, pavarësisht gjithçkaje që është bërë deri tani nga institucionet e kulturës në lidhje me librin shqip, sërish vihet re një mungesë e theksuar vëmendjeje ndaj autorëve të caktuar, sidomos ndaj atyre të letërsisë së vjetër, vepra e të cilëve, me pak investime mund të ishte botuar e plotë dhe në mënyrë integrale, për të qenë e realisht e prekshme prej çdo kategorie lexuesi”, vijon Ndreu. Sipas tij, projektet e financuara ndër vite nga Ministria e Kulturës nuk duhet të përqendrohen vetëm tek autorët bashkëkohorë. “Duhet ta kthejnë vëmendjen edhe ndaj veprës së autorëve të traditës, botimeve kritike të tyre, ndaj periodikut të viteve tridhjetë etj, të cilat janë në themel të trashëgimisë kulturore shqipe”, përfundon në reagimin e tij studiuesi Ndreu.
Nga Julia Vrapi