BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

Dita Botërore e Teatrit, regjisorët dhe aktorët: Kemi shumë nevojë për teatrin, por situata nuk ka ku të shkojë më keq

Dita Botërore e Teatrit, regjisorët dhe aktorët: Kemi shumë

Regjisorë dhe aktorë, sot në Ditën Botërore të Teatrit kërkojnë më shumë investim për teatrin në vend. Kjo ditë e shënuar i gjen teatrot pa aktivitet artistik për shkak të pandemisë, por artistët janë me urimin, që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe të kenë mundësi të jenë në skena. Regjisori Milto Kutali, aktori Ilirian Ali, si dhe regjisorja e aktorja Eliona Thomaraj shprehen se teatri nuk do të vdesë kurrë. Ata pohojnë mes të tjerave, se duhet më shumë vëmendje për teatrin nga institucionet, dhe sot 27 marsi Dita Botërore e Teatrit të shërbejë dhe për një sensibilizim. I vlerësuar me aktivitetin e tij në jetën artistike për veprat që ka sjellë për publikun, regjisori i njohur Mito Kutali në mesazhin e tij shprehet se teatri është një realitet special. “Teatrin nuk e zëvendëson asgjë tjetër. Teatri është një realitet special, që njerëzimi sa të jetë dhe sa të gjëmojë nuk dot ta gjejë dot ndryshe, vetëm në këtë formë siç është”, pohon regjisori i njohur. Teatrot në vend janë pa aktivitet në skena pasi jemi në pandemi, një gjendje që ka sjellë probleme me jetën artistike. Por për regjisorin Milto Kutali edhe pse mes problemeve teatri nuk do të vdesë. “Teatrin në vendin tonë fatkeqësisht kjo ditë e gjen sa nuk ka ku të shkojë më keq. Nuk ka ku të vejë më keq se sa jemi, por le të shpresojmë që gjërat do të rregullohen. Është një gjë, që teatri nuk mund të vdesë kurrë”, thotë regjisori Kutali. Aktore dhe regjisore si gjithmonë Eliona Thomaraj ka vëmendjen te teatri dhe zhvillimi i tij. Sot në Ditën Botërore të Teatrit, aktorja thotë se publiku ka nevojë për teatrin. “Dita e Teatrit urojmë të na gjejë aktiv nëpër skena me emocionin, që dhuron spektakli live. Nëse dikush performon duke ecur në rrugën e tij dhe një tjetër njeri ndalon dhe sheh, kjo është padiskutim një akt teatror. Teatri ka jetuar qysh para erës sonë dhe ka ardhur i gjallë deri në ditët e sotme. Ne kemi nevoje për teatër”, pohon aktorja.

Teatri i shërben qytetarisë dhe kulturës

Për aktorin e njohur Ilirian Ali, Dita Botërore e Teatrit të jetë një sensibilizim jo vetëm për artistët, por edhe politika të ndërgjegjësohet që duhet të bëjë më shumë për teatrin. Sipas aktorit, nëse investohet në teatër i shërbehet qytetarisë. “Duke qenë se është Dita Botërore e Teatrit, le të jetë si sensibilizim jo vetëm për aktorët. Por edhe për ata, që kanë në dorë mundësinë e përkrahjes si politika apo ministria të ndërgjegjësohen, sepse duke punuar dhe duke investuar për teatrin i shërbejmë qytetarisë, kulturës, kombit”, thotë aktori i njohur Ilirian Ali. 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror - INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Instituti Ndërkombëtar Teatror (INT) është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare, në sferën e arteve interpretuese. Insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve. Mesazhi i parë për Ditën e Teatrit u shkrua nga Jean Cocteau në 1962. Që nga ajo kohë, çdo vit në 27 mars (data e hapjes së sezonit “Teatri i Kombeve” të vitit 1962 në Paris), Dita Botërore e Teatrit është festuar në shumë mënyra. Çdo vit një figurë e shquar në teatër ose një person i shquar nga një fushë tjetër është e ftuar të ndajë reflektimet e tij ose të saj mbi teatrin dhe harmoninë ndërkombëtare.