
EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Dita e Flamurit, akrobatja Fiona Rushiti një performancë të veçantë

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2021

Akrobatja Fiona Rushiti dhuroi performancë të veçantë për Ditën e Flamurit. E njohur me aktivitetin e saj prej vitesh, në këto ditë festash akrobatja Fiona Rushiti zgjodhi të ngrejë “shqiponjën” te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Artistja Rushiti këtë herë për Ditën e Flamurit erdhi me një performancë me të gjitha ngjyrat dhe simbolet kuq e zi, ulur mbi shqiponjën dykrenare. Por për akrobaten Rushiti realizimi i kësaj performance nuk ka qenë i lehtë. “Doja që këtë 28 nëntor të vija si shqiponjë e shqiptarëve, si dhe për të treguar vlerat dhe bukurinë e flamurit tonë. Për mua kjo do të jetë një ndër performancat më të veçanta, dhe më të bukura sepse nisi thjesht si një ide. Ka qenë shumë e vështirë gjithë përgatitja e saj, më kanë dalë shumë pengesa rrugës, saqë mendoja që do e kisha të pamundur ta realizoja”, tregon akrobatja e njohur që dhuroi për publikun këtë performancë. Në Ditën e Flamurit në Tiranë një performancë që mori vlerësime, por akrobatja Fiona Rushiti thotë se përmes saj përcjell dhe mesazhe për shoqërinë tonë. “Mesazhi më i mirë është që të mos harrojmë kush jemi e nga vijmë, mos ta harrojmë gjuhën, kulturën, traditat dhe vlerat që kemi si komb”, thotë ajo. Para festave të nëntorit akrobatja në reagimet e saj e pati paralajmëruar se do të vinte me një performancë të veçantë në Ditën e Flamurit. Fiona Rushiti, një talent i zbuluar që në moshë fare të vogël, me pasion dhe përkushtim ka arritur t’ia dalë. Ka disa vite që po vijon me aktivitetin e saj në Shqipëri, por dhe në Kosovë ku ka marrë shumë vlerësime. Një artiste me performanca spektakolare në vende të ndryshme, e cila edhe pa ndihmën e institucioneve ia ka dalë të ketë një aktivitet të vlerësuar. Në aktivitetin e saj vëmendje ka marrë edhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore. Butrinti, ura monument kulture, kala, etj, janë disa nga zgjedhjet e akrobates së njohur Fiona Rushiti ku ajo ka performuar.
Më të lexuarat


“Tirana Photo Festival”, tema e këtij viti përkon me Tiranën si kryeqyteti Europian i Rinisë, por kërkon të fokusohet në ndaljen e emigrimit të të rinjve

Ekspozita “On Reading” nga Steve McCurry, e fundit për këtë sezon në COD

Studiuesit: Në rrethe ka muze që nuk iu përgjigjen as kushteve minimale që kërkon koha, përgjegjësia është e institucioneve

Arkeologë dhe studiues shqiptarë e italianë kërkime shkencore në zonën e Agorasë

Festivali “Sunny Hill” nis në Prishtinë, Dua Lipa: Krenare që jam këtu

“Paris Hora Zero”, koncerti ku ndërthuret eleganca e muzikës franceze me pasionin e tangos së re, që sjell atmosferën e Parisit të shekullit XX

Rakip Shabani: Veprat e artit të mos rrinë në bodrume, por të ekspozohen në galeri të ndryshme, institucionet të interesohen për të zhvilluar aktivitete të artit figurativ

Muzeu Historik Kombëtar, me aktivitete të ndryshme dhe shkollën verore

Projekti kërkimor-shkencor i Amfiteatrit të Durrësit zbulon vazhdimin e disa prej galerive të tij, si dhe gjurmët e një furre mesjetare

Nxënësit e Shkollës së Baletit performojnë në tre qytete të Italisë
