Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dita e Librit, Margariti premton libra për bibliotekën e Filologjikut

Postuar: 24/04/2019 - 07:54

Në Ditën Botërore të Librit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri. E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Në fjalën e saj mes të tjerave ministrja u shpreh për ura bashkëpunimi me Fakultetin e Histori-Filologjisë. “Politikat dhe nismat që ne mund të ndërmarrim do të ishin të paplota, nëse nuk i ndajmë me grupet e interesit dhe nëse ju nuk i paraqisni tek ne problemet dhe shqetësimet tuaja”, pohoi ministrja Margariti, në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti i Histori-Filologjisë. Më tej ministrja e Kulturës u shpreh për ngritjen e urave të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve kaq të rëndësishme, që kanë synim të përbashkët edukimin e brezit të ri.

Nisur edhe nga kërkesa e dekanatit dhe departamentit të Letërsisë, Margariti premtoi të ndihmojë fakultetin në rifreskimin e bibliotekës me tituj të rinj. Më tej, ministrja Margariti zhvilloi një takim në Bibliotekën Kombëtare, ku pasi pa personalisht gjendjen e fondit të librave në BK, u shpreh se do të bëjë maksimumin për të përshpejtuar të gjitha hapat, që do të çonin në ndërtimin e një godine të re për BK, duke e konsideruar një sfidë personale. “Kemi filluar me disa hapa që duken të vegjël. Jemi vënë në kontakt me ekspertë, të cilët po na ndihmojnë për të hartuar nevojat teknike, që përkthehen në nevoja hapësirash. Kemi identifikuar dhe një hapësirë të mundshme, ku mund të ndërtohet biblioteka e re. Duke qenë arkitekte, të gjithë presin nga unë diçka të prekshme. Si e tillë unë mund të them që është diçka e realizueshme, por aspekti ekonomik është i vetmi faktor që ka penguar deri tani. Por shpresojmë, që përmes partnerëve të ndryshëm, që na janë afruar dhe mbështetur në këtë nismë, tek e cila po ngul këmbë fort, në vizitën e ardhshme në bibliotekë, të vij me një firmë marrëveshjeje”, pohoi ministrja Margariti. Po ashtu ministrja premtoi fillimin e punës për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të ISSN-së. “Pak ditë më parë jam vënë në dijeni të mungesës së këtij elementi në bibliotekën tonë, por që e tejkalon atë, pasi prek institutet, universitetet etj, që do të mund të na mirëpërfaqësonin në arenën ndërkombëtare, në fushën e studimeve dhe shkencës”, tha ministrja Margariti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:54

Kisha e Shën Kollit në fshatin Vodicë të Kolonjës do të restaurohet. Prej disa ditësh kanë nisur punimet.

Postuar: 18/08/2019 - 07:52

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokas

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.