BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Dita e Muzeve, specialistët akuza Kumbaros: Mjaft më me teori, duhen investime

Dita e Muzeve, specialistët akuza Kumbaros: Mjaft më me teori, duhen

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maj, për specialistë të trashëgimisë kulturore duhej të kishte vëmendje për gjendjen e tyre, që lë për të dëshiruar. Sipas tyre edhe pse nga Ministria e Kulturës flitet për disa muze të rinj, sërish të tjerë janë me kushte shumë problematike. Restauratori Frederik Stamati pohon se në sistemin e trashëgimisë tek ne nuk punon asnjë kimist apo fizikant, probleme mbetet dhe mungesa e laboratorëve. “Ne kemi disa muze të mirë, por kjo nuk është sa duhet në muzeumet e tjerë të Shqipërisë, sidomos tek ata që janë në varësi të bashkive të rretheve. Një problem madhor është se ne duhet të kuptojmë se trashëgimia e objekteve muzeale është teknologji, është teknologji kimike dhe e ndërthurur është me fizikën në të gjithë linjën e saj. Aktualisht në sistemin e trashëgimisë tek ne nuk punon as edhe një kimist, apo fizikant gjithashtu është problem edhe çështja e laboratorëve të restaurimit”, pohon Stamati. Sipas tij vendi ynë duhet të ndërtojë një teknologji bazuar në kimi dhe përgatitje universitare. “Baza e përgatitjes është kimia kudo në botë dhe ne na mungon absolutisht. Shqipëria duhet të ndërtojë një teknologji trashëgimie të bazuar në kimi dhe përgatitje universitare të personelit të muzeumeve dhe personelit të laboratorëve, që punojnë për konservimin e objekteve muzeale. Muzetë tanë kanë dhe shumë problemin e mungesës së klimatizimit, që sigurisht dëmton objektet”, shprehet restauratori i njohur. Specialisti i trashëgimisë kulturore Ajet Nallbani tregon se muzetë në Berat janë jo pak të rrezikuar. Për specialistin Ministria e Kulturës nuk duhet të jetë teorike në fjalën e saj, por të marrë veprime konkrete. “Muzetë në Berat ai Etnografik dhe Onufri janë të planifikuara prej shumë vitesh dhe duhet të bëhet një ritrajtim. Jo vetëm sa i takon punimeve ristrukturuese, sepse janë dhe monumente kulture dhe ndërhyhet shumë pak, por mbi të gjitha mbrojtja nga zjarri. Mbrojtjen nga zjarri e kanë zero muzetë. Kjo sepse mungojnë hidrantët. Duhet të jetë uji 24 orë prezent atje dhe me hidrante të mira që të mund të mbrohen sepse ato janë prej druri. Më shumë probleme të tilla kemi në Muzeun Etnografik. Ajo që kërkoj unë si specialist i trashëgimisë është që Ministria e Kulturës nuk duhet të vijojë të ngelet teorike, por duhet të jetë pranë muzeve. Me fjalë bëjnë shumë, por duhen masa konkrete”, pohon specialisti Nallbani. Më tej ai tregon se ka ardhur koha që në muzetë Onufri dhe ai i Etnografisë të bëhen dhe të tjera ndryshime. “Në muzetë unë mendoj se duhet bërë një ndryshim total, sepse ka ikur koha i shpjegimeve shabllone. Kjo do të thotë që duhet të ketë dhe shpjegime me metoda të reja, çdo material duhet të prezantohet në sistemin elektronik ”, pohon specialisti i trashëgimisë Ajet Nallbani.

Fondet që duhet të ekspozohen

Në Tiranë kemi dhe Muzeun Arkeologjik, që prej vitesh nuk investimet e duhura. Akademik Marenglen Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike shprehet se janë dy Institute ai i Arkeologjisë dhe Etnografisë, të cilët disponojnë materiale jashtëzakonisht interesante dhe gjithëpërfshirëse. Por sipas tij duhet të ketë fonde për investime, sepse mungojnë. “Aktualisht ekziston një muze arkeologjik, dhe ne me mjete të kursyera të kufizuara jemi përpjekur ta bëjmë të aksesueshëm qoftë për vlerat didaktike apo dhe vizitorët e tjerë që janë të interesuar. Në një farë mënyre ai muze është i pranueshëm, por jo në stadardet që do ta bënin një muze të parametrave model ballkanik dhe evropian. Ka probleme me klimatizimin, ka probleme me sigurimin e objekteve, duhen stenda të përshtatshme, etj”, pohon akademiku Verli. Për akademikun pasuria etnografike është madhe dhe ka ardhur koha për një muze të ri. “Ne na mungon dhe një muze etnografik gjithëpërfshirës me materiale shumë interesante origjinale. Është koha të gjendet një godinë më vete për një muze etnografik, që të përmbledhë gjithë pasurinë etnografike. Një muze i vogël rajonal në Krujës i kësaj natyre, koha ka treguar që paraqet shumë interes për vizitorët”, përfundon akademiku Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat