BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

Dita e Operës, Nikolin Gurakuqi: Krijimtaria kombëtare nuk bëhet pa mbështetjen financiare nga Ministria e Kulturës, autorëve iu mbyllen dyert

Dita e Operës, Nikolin Gurakuqi: Krijimtaria kombëtare nuk bëhet

Dita Botërore e Operës shënohet çdo vit më 25 tetor. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nisi sezoni artistik pas rikonstruksionit në skenën e re, por për artistë të ndryshëm duhet bërë shumë më tepër për krijimtarinë kombëtare. Në Ditën Botërore të Operës, regjisori Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh” tha se opera si krijimtari kombëtare nuk ka mbështetje sa duhet për të qenë në skenë. “Krijimtaria kombëtare nuk bëhet pa mbështetjen e institucionit kombëtar të kulturës, që është Ministria e Kulturës. Nuk ka mbështetje për autorët dhe veprat kombëtare. Ministria duhet të mbështesë financiarisht, që të bëhen veprat madhore si opera dhe balete kombëtare. Kompozitori ka punuar dhe e paraqit veprën në teatër, por drejtoria ia ka mbyllur derën krijimtarisë, ia ka mbyllur Aleksandër Peçit apo dhe autorëve të tjerë”, shprehet regjisori Nikolin Gurakuqi. Me kritika regjisori shprehet dhe për mënyrën se si funksionon TKOB. Regjisori, i cili ka vënë në skenë kryevepra botërore operistike thotë se edhe sezoni artistik nuk u hap me një premierë. “Opera shqiptare për mendimin tim në vitet që është Zana Çela drejtoreshë është në pikën kritike. Në 4 vite ka bërë vetëm 4 opera kur në një sezon kur ishte Zhani Ciko drejtor Opera bënte 8 premiera në vit. U hap ndërtesa e re, por u hap me një shfaqje repertori kur të gjithë teatrot i hapën sezonet kudo në gjithë botën me premiera. Edhe Teatri Kombëtar e hapi me premierën “Edmond””, shprehet ai.

Një teatër për veprat operistike

Regjisori Nikolin Gurakuqi e filloi aktivitetin e tij në TKOB në 1979, në fillim si korist e më pas si solist, ku realizoi një sërë rolesh. Pas specializimit në Francë në vitin 1992-1993, iu dedikua tërësisht regjisë. Të hënën në Ditën Botërore të Operës, Nikolin Gurakuqi u shpreh se do të jetë gjithmonë në mbështetje të autorëve shqiptarë. “Kompozitorët shqiptarë një teatër kanë ku mund të vënë veprat e tyre në skenë. Po ku do ti vënë vend tjetër nëse nuk kanë dot mundësi të vihen në Shqipëri? Unë kam qenë, jam dhe do të jem në mbështetje të krijimtarisë kombëtare”, shprehet ai. Opera “Flauti magjik” kompozuar nga Moxart dhe me libret të Emanuel Schikaneder ishte premiera e fundit që regjisori Nikolin Gurakuqi solli në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në 2016. Por ai tregon se pas kësaj solli dhe skena nga opera “Skënderbeu” apo dhe rivënie të operës “Madame Butterfly”. Nikolin Gurakuqi është autor i shumë veprave të vëna në skenën e TKOB, të Universitetit të Arteve, të disa qyteteve të tjera si Durrësi, Shkodra dhe jashtë Shqipërisë si: opera, opereta, spektakle, ndër të cilat mund të përmendim; “Tosca”; “Il signor Bruschino”; “Madama Butterfly”; “Cossi fan’ tutte”; “Il Barbiere di Siviglia”; “Il Trittico”; “Falstaf”; “Aida”; “Orfeo ed Euridice”; “Il Trovatore”; “Manon Lescaut”; “Otello”; “Traviata”; “Carmen”, “Rigoletto” , etj. Shfaqja e parë e trupës së TKOB është opera “Rusallka” e kompozitorit rus A.S.Dargomizhsky, e cila u realizua në 27 nëntor të vitit 1953. 25 tetori shënon Ditën Botërore të Operës, respektivisht ditëlindjen e kompozitorëve Georges Bizet dhe Johann Strauss II, të cilët konsiderohen krijuesit e operës dhe operetës më të famshme në botë.