Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dita e trashëgimisë kulturore shqiptare, në Spanjë

Postuar: 16/04/2019 - 07:31

Shkolla e Konservimit dhe Restaurimit të Pasurive Kulturore të Galicisë, Spanjë, organizoi së fundmi "Ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare". Ky aktivitet falë fondeve që ky organizëm ka marrë vitin e kaluar nga një projekt Erasmus + KA107 me Shqipërinë. Në këtë aktivitet ishin të ftuar shumë institucione shqiptare, e ndër ta edhe Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ky projekt kishte si qëllim, bashkëpunimin e profesorëve, studentëve dhe specialistëve që merren me trashëgiminë, si shqiptarë ashtu dhe spanjollë, në mënyrë që të shkëmbenin njohuri në lidhje me kulturat e të dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimeve në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ideja për këtë projekt lindi si rezultat i kërkimeve arkeologjike në Orikum (Vlorë), por me synimin zgjerimin e këtyre gërmimeve në zona të tjera të trashëgimisë. Prof. dr. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull “L’Istituto Albanese di Archeologia: un’introduzione”; prof. asoc.dr. Sajmir Shpuza, paraqiti kumtesën me titull “Orikos (Vlorë): a review about the archaeological site and excavations”; Rudenc Ruka paraqiti kumtesën me titull “Lepenica: conservacion de arte rupestre e proxectos de investigacion”. Nëpërmjet kumtesave të tyre studiuesit e Institutit të Arkeologjisë ndanë me pjesëmarrësit vizionin dhe përvojat e tyre në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Prej disa vitesh Instituti i Arkeologjisë u përfshi hap pas hapi në një veprimtari të gjerë kërkimore duke organizuar projekte bashkëpunimi edhe me universitete e institucione simotra të vendeve perëndimore. Projektet shumëvjeçare të gërmimeve bashkuan përvojat e arkeologëve shqiptarë me ato të arkeologëve dhe specialistëve nga vende si Anglia, Franca, SHBA, Italia, Greqia, Austria, Gjermania, Zvicra, Izraeli e Polonia në kërkimet për të gjitha fushat e arkeologjisë, si për prehistorinë, antikitetin dhe mesjetën. Në bashkëpunimet brenda vendit Instituti i Arkeologjisë ka organizuar e realizuar me Qendrën Ndërkombëtare për arkeologjinë shqiptare projektet për Via Egnatia, Tumën e Kamenicës, Tumat e Apolonisë, Horën e Durrësit etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 08:02

Ekspozita “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 20/10/2019 - 08:01

Ekspozita “Post-Avangarda Lindore” me punët e tre artistëve nga Shqipëria u hap në ga

Postuar: 20/10/2019 - 07:59

Në festivale të ndryshme poeti i njohur Jorgo Papingji është vlerësuar me krijimtarinë e tij.

Postuar: 19/10/2019 - 07:28

 Orkestra e Harqeve e qytetit të Vlorës, nën dirizhimin e Oleg Arapit, vjen këtë mbrëmje me

Postuar: 19/10/2019 - 07:27

Komedia “Karagjozi” shkruar nga Skënder Guri erdhi premierë në skenën e teatrit Metro

Postuar: 19/10/2019 - 07:25

 Teatri Kombëtar këtë sezon artistik e çeli me veprën teatrore “Xhelatët”.

Postuar: 19/10/2019 - 07:24

Ministria e Kulturës nuk mbështet krijimtarinë muzikore shqiptare.