BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Dita Ndërkombëtare e Teatrit, artistët: Teatri në mjerim, dikur i lavdishëm por sot ka rënë shumë

Dita Ndërkombëtare e Teatrit, artistët: Teatri në mjerim,

Dita Ndërkombëtare e Teatrit ka gjetur teatrin shqiptar me probleme të vjetra. Godinat me probleme, mungesat e buxheteve vijojnë për teatrin, ku artistët janë të detyruar të punojnë në kushte, që lënë për të dëshiruar. Flitet shumë dhe asgjë nuk bëhet, janë premtime që asnjëherë nuk mbahen dhe sot teatri është në mjerim. Kështu shprehen artistë të njohur, të cilët me aktivitetin e tyre artistik i kanë dhënë jo pak teatrit në jetën artistike ndër vite. Dita ndërkombëtare e teatrit është vendosur në vitin 1961 nga Instituti Internacional i Teatrit (IIT). Shënohet çdo vit më 27 mars, por sipas dramaturgut të njohur Mihal Luarasi teatrin shqiptar e gjeti me probleme të vjetra, ku nga Ministria e Kulturës ka pasur vetëm premtime. Një ditë të bukur 27 marsin për teatrin në botë e quan dramaturgu Luarasi, por në rastin e Shqipërisë risjell dhe njëherë në vëmendje gjendjen e vështirë të teatrit. “27 marsi është një ditë e bukur për ne punonjësit e teatrit. Është dita jonë ndërkombëtare, por ne në atë gjendje që kemi sot me teatrin tonë nuk duhet që të gëzohemi shumë se si na gjen ajo. E para, teatri jonë nuk krahasohet me të tjerët, që kanë më shumë investime vëmendje dhe zhvillime, pasi ka shumë më tepër probleme. Megjithatë unë i uroj të gjithë ata që punojnë në teatër dhe të bëjmë më shumë për ndreqjen e të metave që ka sot. Problemet që ka Teatri Kombëtar sot fillojnë që nga mungesa e investimeve, është lënë në mjerim nga Ministria e Kulturës. E kam pohuar dhe me parë teatri ka nevojë për para dhe duhet të investohet nga shteti shumë më tepër, sepse mos harrojmë që teatri ynë kombëtar dikur ka qenë një kolektiv i lavdishëm, një teatër fantastik, por sot ka rënë shumë”, pohon dramaturgu dhe regjisori Mihal Lurasi. Si një nga emrat, i cili gjithmonë ka kërkuar vëmendje për teatrin dhe në kuadër të kësaj dite të shënuar dramaturgu shprehet se duhet menduar seriozisht dhe premtimet duhet të realizohen jo të mbesin vetëm fjalë nga ministria. “Nga shteti duhet marrë në dorë njëherë e mirë çështja e teatrit shqiptar. Flitet për teatrin, por koha ka treguar se premtimet që janë bërë nuk janë mbajtur asnjëherë. Kjo nuk është gjë e mirë, por shpresojmë që ata që do të vijnë më vonë në Ministri të Kulturës ta kenë mendjen për të bërë punë të kthjellët për teatrin”, shton më tej dramaturgu Mihal Luarasi në reagimin e tij.

Pa aktivitet në skena të tjera

Një tjetër aktore e vlerësuar e skenës, Marilda Furxhi në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit pohon se teatri për shkak të buxheteve të pakta nuk po mundet që të jetë dhe në skena të tjera dhe në këto kushte ka mbetur i izoluar. “Teatri ynë ka pak financime, por aktiviteti vazhdon si ka qenë gjithmonë. Normale që teatri duhet të ketë më shumë rritje të zërave në buxhetit, të rriten lidhjet që duhet të ketë me institucione të tjera dhe jashtë vendit. Ne jemi teatër kombëtar dhe jemi mbyllur këtu në Tiranë. Për të qenë dhe në skena të tjera duhet të kemi buxhetin e duhur, por kjo mungon prej vitesh. Nuk kemi dhe një makinë për aktivitetin tonë që të lëvizim. Gjendja vazhdon me probleme dhe kur nuk ke sa duhet financime ke probleme me premierat, për të marrë artistë cilësorë, regjisorë cilësorë, etj. Pa buxhet jemi të izoluar për aktivitetin, ne jemi vetëm këtu në Tiranë”, pohon aktorja Marilda Furxhi, që vazhdon aktivitetin pranë Teatrit Kombëtar të Fëmijëve. Dita Botërore e Teatrit, që është vendosur në vitin 1961 nga Instituti Internacional i Teatrit (IIT) shënohet çdo vit më 27 mars kur para shfaqjeve në skenat në mbarë botën lexohet mesazhi ndërkombëtar dhe nacional për rëndësinë e teatrit. Jo vetëm në kuadër të kësaj dite, por dhe më parë aktorët janë shprehur të indinjuar se në mungesë të kushteve të punës dhe mbështetjes financiare po ushtrojnë profesionin, ku zëri i tyre nuk është dëgjuar sa duhet nga Ministria e Kulturës.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat