BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

“Ditët e albanologjisë” në edicionin e 13-të me aktivitete të ndryshme

“Ditët e albanologjisë” në edicionin e 13-të me

“Ditët e albanologjisë” edicioni XIII do të organizohen nga data 21 deri më 26 nëntor në Tiranë. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se krahas tyre, janë dy aktivitete paralele që mbahen në Shkup dhe Prishtinë, respektivisht më 22 dhe 23 nëntor, në kuadër të ngjarjes kryesore “Një komb, një gjuhë” që ka në fokus gjuhën shqipe, nga Kongresi i Manastirit deri në zhvillimet e sotme. “Janë të shumtë gjuhëtarët, studiuesit interdisiplinarë që sjellin studimet dhe analizat e tyre më të fundit mbi këtë temë. Akademia e Studimeve Albanologjike, institutet e saj, kanë përgatitur një program të pasur me konferenca shkencore, ekspozita, promovime të librit të ri albanologjik dhe me ceremoni mirënjohjeje për personalitete të albanologjisë. Të gjitha këto do të zbulohen pak nga pak ditëve në vijim”, thuhet nga ASA në faqen e saj, që ka publikuar si fillim një ftesë mirëseardhjeje, që njofton me temat qendrore, me vendet dhe kohën e mbajtjes së aktiviteteve. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. QSA (sot ASA) u riorganizua si institucion kërkimor-shkencor më 10 mars 2008 dhe ka statusin e një qendre ndëruniversitare.  E pasur me një ekip kërkuesish shkencorë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA pozicionohet si një ndër institucionet më të rëndësishme kërkimore-shkencore të botës shqiptare.