
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

“Ditët e Albanologjisë” në edicionin e XI, prezantohen 56 botime

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Dhjetor 2020

“Ditët e Albanologjisë” zhvillohen virtualisht në edicionin e XI këtë dhjetor. “Ditët e Albanologjisë” zhvillohen nga Akademia e Studimeve Albanologjike dhe pasqyrojnë punën në institutet e saj, si ai i Historisë, Arkeologjisë, i Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit. Këtë vit “Ditët e Albanologjisë” ndryshe nga sa janë organizuar vitet e tjera zhvillohen virtualisht. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademiku, Marenglen Verli, në hapjen e edicionit të ri të “Ditëve të Albanologjisë” mes të tjerave u shpreh se do të promovohen 56 botime të akademisë dhe revista shkencore. Në fjalën e tij akademiku Marenglen Verli tregoi se secili institut paraqitet me monografi dhe studime të ndryshme. “Ne promovojmë 56 tituj volumesh të ndryshme dhe revistash tona shkencore, që janë realizuar gjatë vitit. Ka qenë një vit i begatë dhe pavarësisht kushteve të vështira të krijuar nga pandemia që na detyron ta bëjmë virtualisht këtë prezantim, ne do të paraqesim në mënyrë të përmbledhur nga drejtorët e katër instituteve tona, të Historisë, Arkeologjisë, Antropologjisë, Gjuhës dhe Letërsisë titujt njëri pas tjetrit, ku do të njiheni me tematikën e realizuar gjatë këtij viti. Besoj që të gjithë ata që janë të interesuar për shkencat tona albanologjike, shkencat tona identitare, ato që përbëjnë pasaportën e shtetit dhe kombit tonë për tu diferencuar dhe dalluar në botë përballë të gjithë të tjerëve ne do të kemi një numër të botimeve”, tha prof. dr. Marenglen Verli, duke theksuar më tej edhe rëndësinë e studimeve të akademisë. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Më të lexuarat


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe IKRTK, me projekte në veprat origjinale dhe krijimin e fondeve digjitale

Zana Çela: Artistët e rinj, mbështetja e teatrit

Mustafa Tukaj: Të shikohen forma dhe tendencat e reja në dramën shqipe, nëse duam ta mbajmë gjallë duhet investim nga qeveria

Mustafa Arapi ndahet nga jeta, Miqtë: Shqipëria humbi një artist të madh, një restaurator e studiues me vlera

Teatri i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”

ASA: Puna për “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920” solli produkt të vyer

AMT: Ministria e Kulturës të përgjigjet, pse u nxorën nga lista e monumenteve dhjetëra vila monument kulture?

“ArtOn”, për ekspozimin e veprave në vende publike

Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Trashëgimia kulturore, me rënie të numrit të vizitorëve në vitin 2020
