BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Kultura

“DokuFest” ngre siparin në Tiranë, me filma të zgjedhur për publikun shqiptar

“DokuFest” ngre siparin në Tiranë, me filma të

Festivali i filmit “DokuFest”, ashtu si gjithmonë edhe këtë vit është ndalur në Tiranë. Mbrëmjen e së mërkurës u ngrit sipari i këtij festivali, ku u shfaqën disa filma te zona e Liqenit Artificial. “Re:set Re:mix Re:act” , përbërë nga tri fjalë të cilat në qendër kanë si nocion shkronjat RE në rrënjën e tyre, me të cilat festivali do të eksplorojë aspekte të shumta në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe (ri)imagjinon veten në një situatë të re. Filmat që u shfaqën për publikun ishin, “Bushi – Hana Sedoli & Ben Gorani, Kosova, 2021”, “More Than Two Hours – Ali Asgari, Iran, 2013″, In Betëeen – Samir Karahoda, Kosova, 2019”, “Vever (For Barbara) – Deborah Stratman, USA, 2019”, “Push This Button If You Begin To Panic – Gabriel Böhmer, UK, 2020”. Edicioni i 20-të i DokuFest do të zhvillohet edhe në qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online në datat 6 – 14 gusht 2021. Nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë, si dhe një koleksion të shkëlqyer të filmave të shkurtër dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.

Qëndrimet e organizatorëve

Organizatorët në një konferencë për mediat kanë dhënë detaje nga festivali i filmit këtë vit.

Në konferencë prezantuan programin dhe mbarëvajtjen e festivalit Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i Festivalit, Alba Çakalli, Producente e Festivalit dhe Samir Karahoda, Selektor i Programit të Filmave të Shkurtër. “Jemi shumë të lumtur që sot po prezantojmë edicionin e 20-të të festivalit me një program të veçantë ku këtë vit do të bashkohemi nëpër kinematë tona me audiencë nga data 6 -14 gusht”, tha producentja e festivalit Alba Çakalli. Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit shpalosi shkurtimisht programin e sivjetëm të filmave. “Nga mbi 3000 filma të cilat kanë aplikuar për këtë edicion të festivalit, kemi përzgjedhur 106 filma për 8 kategori garuese të festivalit nga 60 shtete dhe rreth 100 filma tjerë për një numër programesh të

veçanta të festivalit”, tha ai. Deri tani ne kemi shpalosur shumicën e programit dhe në ditët në vijim do të shpalosen edhe disa nga programet tjera. Sipas tij, kemi një interesim në rritje për prezencën e autorëve dhe filmbërësve profesionistë nga Kosova. “Me gjithë situatën në të cilën gjendemi unë shpresoj për një rikthim gradual të publikut si dhe të festivalit në formatin çfarë ishte dhe si e meriton edhe qyteti i Prizrenit dhe Kosova”, vijoi ai. Samir Karahoda, kurator dhe selektor i programit të filmave të shkurtë njoftoi se “Nga mbi 1000 filma të metrazhit të shkurtë artistik të cilët kanë aplikuar, ekipi seleksionues ka arritur që pas një pune të gjatë të zgjedh 25 filma të cilët do të kenë shfaqjet e tyre në këtë edicion dhe do të garojnë në programin për filmin më të mirë të shkurtë”.