BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Dokufest Saz’iso në Lumbardhi, në Prizren

Dokufest Saz’iso në Lumbardhi, në Prizren

Saz’iso do të mbyllin edicionin e shtatëmbëdhjetë të DokuFest me këngë dashurie dhe trishtimi, me një stil hipnotizues të harmonive emocionuese, vallëzime të gëzueshme dhe vajtime shpirtërore. Ky event artistik, mbahet për dy net me radhë në datat 11 dhe 12 gusht në Kinemanë Lumbardhi në Prizren. Ky ansambël i përzgjedhur nga producenti Joe Boyd (Pink Floyd, Toumani Diabaté, Nick Drake) dhe bashkë-producentët Andrea Goertler dhe Edit Pula, përbëhet nga disa nga këngëtarët legjendarë dhe interpretuesit virtuozë të stilit magjepsës Saze, me origjinë nga qytetet e bukura shqiptare të Korçës dhe Përmetit. Siç thotë Vasil Tole, eksperti kryesor i Shqipërisë për iso-polifoninë: “Saze mbetet sot gjuha muzikore e qyteteve të Shqipërisë së Jugut, ku Lindja dhe Perëndimi u përqafuan kur instrumentet evropiane u ndeshën me magjinë e iso-polifonisë, dhe ku jeta dhe vdekja ende bashkëjetojnë në një tingull që është vërtetë unik”. Grupi do të performojë albumin e tij të lavdërueshëm “At Least Wave Your Handkerchief At Me:

The Joys and Sorrows of Southern Albanian Song”, duke na sjellë këngët që tregojnë për gëzimin, dhembjen, dashurinë dhe humbjen, heroizmin dhe tragjedinë. Pothuajse tre dekada që nga rënia e komunizmit, një grup muzikantësh popullorë nga Shqipëria i quajtur Saz’iso, po përpiqet të hyjë në skenën muzikore botërore. Ky grup interpreton këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore. Ata u sollën nga Shqipëria, nga producenti i njohur muzikor i Londrës, producenti i Pink Floyd, Joe Boyd, për të regjistruar një album me muzikë tradicionale shqiptare dhe iso-polifoninë labe. Grupi përbëhet nga Sazet e Korçës (Telando Feto në klarinete, Aurel Qirjo në violinë, lahutë dhe dajre) dhe këngëtarët e Përmetit, Donika Pecollari, Ardiana Thanasi dhe Robert Tralo.

Më të lexuarat