BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x

Kultura

Dokumentari “Bekim Fehmiu”, i cili paraqet copëza dhe histori nga jeta e aktorit të madh shqiptar pas premierës edhe në festivale filmi

Dokumentari “Bekim Fehmiu”, i cili paraqet copëza dhe histori

Premiera zyrtare e filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh Bekim Fehmiu nën regjinë e Valmir Tertinit u shfaq në Tiranë. Mbrëmjen e së enjtes në kinema Millennium aktorë, regjisorë, skenaristë, artistë të tjerë dhe më gjerë u bënë bashkë në këtë premierë. Ky dokumentar është xhiruar në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe Itali, prej vitit 2019. Dokumentari, i cili paraqet copëza dhe histori nga jeta e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu, është me skenar të Fahri Musliut, ku regjisori Valmir Tertini vjen me këtë projekt në vijim të punës së tij me kinemanë. Dokumentari “Bekim Fehmiu” u përcoll me shumë interes nga të pranishmit, ku nuk mungonin dhe adhurues të aktorit të madh që vinin nga shtete të tjera. Regjisori Tertini thotë se ishte një mbrëmje me premierën më mirë nga sa e kishin imagjinuar, ku për aktorin e madh Bekim Fehmiu në dokumentar flasin Arsim Fehmiu vëllai i tij, bashkëshortja Branka Petriq, aktori Timo Flloko, aktorja Eleonora Giorgi, etj. Mbrëmjen e së enjtes Branka Petriq mungoi në premierë, ku përshëndeti me një video pasi ndodhej me xhirime në Sarajevë. Për dokumentarin “Bekim Fehmiu” regjisori Tertini ka folur dhe më parë, por mbrëmjen e premierës ai mori dhe vlerësime nga të pranishmit për punën e tij. “U ndjeva mirë. Mora komplimente pozitive nga kolegët madje dhe nga ata që ishin të intervistuar në dokumentar. Në premierë kishim të ftuar nga Kosova e Shqipëria, madje dhe adhurues të Fehmiut që erdhën nga Amerika e Kanadaja”, tregon regjisori. Filmi dokumentar është prodhuar nga shtëpia filmike Cinemania- producent Jaklid Gace me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Por regjisori Valmir Tretini thotë se pas premierës në Tiranë, dokumentari do të shfaqet dhe në festivale. “Pas Tiranës dokumentari do të shfaqet dhe në Kosovë, por nuk e dimë saktësisht a do jetë  premierë në Prishtinë a Prizren. Patjetër dhe në festivale, kjo është gjëja kryesore. Synimi është në festivale pastaj në kinema”, thotë ai.

Puna me filmin

Bekim Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, mbetet ndër figurat më të dalluara të kinematografisë shqiptare. Në dokumentar rrëfehen shumë figura të njohura, vëllai i tij tregon rrënjët e familjes, Bekimin si fëmijë, si student e deri tek kulmi i tij prej një aktori të njohur ndërkombëtarisht. Branka për dashurinë, për karakterin e tij përkushtimin, ajo qan, qesh e këndon në dy rrëfime ekskluzive njëherë me të folur e pastaj, duke treguar sendet e Bekimit në valixhe. Eleonora Giorgi tregon prapaskenat e xhirimeve, pastaj artistët si Timo Flloko, Piro Milkani, Enver Petrovci, Goran Markovic, Roza Anagnosti, Milazim Salihu, etj, rrëfehen për momente specifike. “Mendoj që deri më tani figura e Bekim Fehmiut ka qenë e keqkuptuar dhe dokumentari e merr një figurë konkrete të Bekimit si në aspektin e vdekjes po ashtu dhe mënyrën se si ai u bë i njohur e deri tek kulminacioni i tij dhe arriti deri në Hollivud”, tregon Tertini për atë që sjell dokumentari. Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbi. Regjisori Valmir Tertini njihet me filmat e tij me tema të guximshme si “Vulë” për punonjësen e pandërgjegjshme të ambasadës në Kosovë, i cili ka sjell 13 çmime ndërkombëtare, i shfaqur në më shumë se 60 festivale filmi. Pastaj filmi “Tradhti me letra” për martesat për dokumentacione, i cili ka sjell 11 çmime. Pas dokumentarit të gjatë artistik për Bekim Fehmiun, puna e tij tashmë është e fokusuar te një tjetër projekt me kinemanë. Valmir Tertini është profesor i filmit në “World Academy of Tirana”. Pak kohë më parë regjisori Valmir Tertini u bë anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.