BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Dokumentari “Fraktura” dhe një diskutim publik në ish burgun e Spaçit mbi të ardhmen e këtij siti, duke synuar muzealizimin e tij

Dokumentari “Fraktura” dhe një diskutim publik në ish

Artistë, kuratorë e arkitektë bëhen bashkë në një diskutim publik në ish burgun e Spaçit mbi të ardhmen e këtij siti, duke synuar muzealizimin e tij. Pjesë e aktivitetit do të jetë dhe shfaqja e dokumentarit “Fraktura”, si dhe prezantimi i katalogut. Fraktura -si një ndërhyrje artistike site specific dhe takim publik - lindi si një lëvizje alternative me synimin që publiku të kishte një pjesëmarrje aktive e në fakt, çelësi i Frakturës qëndron pikërisht tek ky angazhim i publikut në një rol aktiv dhe tek ftesa për grupe të gjera interesi rreth trashëgimisë së projektit, i cili lidhet ngushtë me vetë fatin e ish- burgut famëkeq të Spaçit. Organizatorët e aktivitetit sot shprehen se të gjithë së bashku, iniciuan një sfidë me projektin “Fraktura”, duke ftuar grupime edhe joinformale në projekte paralele konkrete, të cilat në mënyra të ndryshme ta trajtojnë kujtesën kolektive dhe hapësirën e Spaçit si një lëndë për të ndërtuar narracione alternative me atë çfarë është bërë me këto çështje deri në këtë moment. Sipas tyre, nga rrënojat e Spaçit duhet të lindë një vetëdijësim mbi mizorinë e diktaturës. “Kjo padyshim, por duhet bërë akoma më shumë: Spaçi është emblemë e asaj mizorie dhe si e tillë shoqëria e sotme ka për detyrë të angazhohet mbi të ardhmen e këtij siti duke synuar muzealizimin e tij. Fraktura synon pikërisht këtë gjë”, thuhet nga organizatorët. Kuratori Elton Koritari tregon se aktiviteti lind kështu në kuadër të realizimit të dokumentarit “Fraktura” dhe katalogut të ekspozitës, por kërkon të realizojë atë diçka më shumë, të angazhojë celula të komunitetit të krijuar rreth ndërhyrjes artistike në Spaç dhe ti motivojë për të vazhduar në këtë rrugëtim. Disa prej tyre madje të kenë mundësi të shfaqen dhe diskutohen pikërisht në Spaç. “Për këtë do të ketë një diskutim të hapur publik sot në Spaç. Ka propozime artistike, etj. Të gjithë këto grupe të shpallin idetë e tyre se çfarë duhet të bëjnë me Spaçin në vazhdim. Te prodhojnë aktivitete, ekspozita, por akoma më shumë të prodhojnë dhe projekte qoftë dhe për ndërhyrje dhe rehabilitimin dhe rijetëzimin e sitit. Ta çojmë në një stad tjetër gjithë këtë”, thotë Koritari.

Programi

Historia dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, u risollën në vëmendje përmes ekspozitës të titulluar "Fraktura", me autorë Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja në shkurt të këtij viti. Brenda rrënojave të burgut u ekspozuan artifakte, instalacione, sende, dokumente, etj. Kuruar nga Elton Koritari ky aktivitet ngjalli interes, ku në vijim të saj sot vazhdojnë të tjera aktivitete. Programi i aktivitetit sot në Spaç nis me fjalën e mirëseardhjes nga dr. Tobias Rüttershoff - Drejtor i KAS në Shqipëri; Elton Koritari - kurator. Vijon prezantimi i botimit “Fraktura"-Fatos Lubonja  autor, publicist dhe ish i burgosur në Spaç, Ardian Isufi artist, profesor në Universitetin e Arteve Tiranë; shfaqja e dokumentarit “Fraktura” me regji nga Altin Çelmeta; trashëgimia e “Fraktura" “Spaç Summer School” dr. Alessandro Massoni / University of New York Tirana; “Untapped Potential” Arnen Sula - “Te Bunkeri” “Spaç 3.0 Museum” Elton Koritari dhe Ardian Isufi.