BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Kultura

Dokumentari “Përjetësi” prodhim i vitit 1973 me regji nga  Dhimitër Anagnosti prezantohet për publikun evropian në Film Restored në Berlin

Dokumentari “Përjetësi” prodhim i vitit 1973 me regji

Filmi dokumentar “Përjetësi” me regji nga Dhimitër Anagnosti u shfaq në Berlin. Dokumentari prodhim i vitit 1973 u prezantua për publikun europian në Film Restored - Das Filmerbe-Festival. Dokumentari shqiptar "Përjetësi" i vitit 1973 i restauruar në Films Reborn - Restore your next film at the Hungarian Filmlab.hu në vitin 2015, nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit dhe Ministria e Kulturës u shfaq në këtë festival, në seksionin "Systems and their images" paraprirë nga prezantimi i drejtoreshës Marinela Ndria dhe Erma Troqe, si dhe video kritika nga aktorja Roza Anagnosti dhe Genc Përmeti. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezanton kinematografinë shqiptare dhe përpjekjet për restaurimin e filmave, në festivalin ndërkombëtar Film Restored - Das Filmerbe-Festival organizuar nga Deutsche Kinemathek dhe shprehet se në këtë edicion, festivali i dedikohet filmit dokumentar. Kjo sipas AQSHF, duke shfaqur një sërë titujsh filmash të restauruar nga institucionet europiane të filmit dhe duke prezantuar një sërë panelesh ku do të trajtohet rëndësia e zhanrit të dokumentarit në arkiva, aspektet e proceseve të digjitalizimit dhe ku ekspertët do të diskutojnë çështjet politike dhe estetike që lindin në kontekstin e trashëgimisë filmike. Festivali i filmave të restauruar do të vijojë deri më datë 25 shtator. Që nga viti 2015, “Film Restored Festival” i është dedikuar trashëgimisë filmike në epokën digjitale. Edicioni i shtatë i këtij festivali është titulluar “For real?!” (Vërtet?!).

Dokumentari një vepër që ia vlen të studiohet

Festivali Film Restored, organizuar nga Kinemateka gjermane Deutsche Kinemathek, po zhvillohet në kinema Arsenal në Berlin. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit (AQSHF) shprehet se dokumentari prodhim i vitit 1973 me regji nga Dhimitër Anagnosti është një vepër, që ia vlen të studiohet. “"Përjetësi" i regjisorit Dhimitër Anagnosti (1973), një vepër me stil krejt të veçantë e që ia vlen të studiohet për mënyrën e realizimit dhe kontekstin e kohës kur është krijuar”, thuhet nga AQSHF në faqen e tij. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre.