BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Dorëzimi i Shkodrës” i 1913 shfaqet premierë në kinema

“Dorëzimi i Shkodrës” i 1913 shfaqet premierë në

Me muzikë origjinale të kompozuar nga Adorel Haxhiaj, premiera e filmimit të restauruar “Dorëzimi i Shkodrës” (1913) u shfaq në kinema Millennium. Premiera për publikun me filmime arkivale të xhiruara në Ballkan në fillim-shekullin e njëzet u mundësua nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me EYE Film Institute, Kinotekën e Malit të Zi, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, dhe shoqërua me performancë live nga Adorel Haxhiaj në cello dhe Astrit Stafai në oud. Gjashtë kronika të shkurtra bardhë e zi dhe të pikturuara me dorë, pjesë të programit “Në kërkim të Perandorisë Otomane”, u përzgjodhën në bashkëpunim me kuratoren e filmit pa zë të Insitutit të Filmit EYE të Hollandës, znj. Elif Rongen-Kaynakci.

Peisazhet unike vizuale të rajonit të Ballkanit, erdhën me premierën e restaurimit të filmimit francez Pathe të vitit 1913, titulluar “Dorëzimi i Shkodrës”, me pamje të qytetit verior pas përfundimit të rrethimit gjashtë mujor të tij. Drejtoresha e AQSHF Iris Elezi para premierës lajmëronte publikun se do të përjetonte magjinë e kinemasë pa zë. “Do kemi fatin të përjetojmë magjinë e kinemasë pa zë, të shoqëruar me muzikë live të kompozuar nga Adorel Haxhiaj dhe Astrit Stafai. Dhe falë bashkëpunimit me EYE Film Institute do shohim tokat shqiptare e të Ballkanit si dukeshin gjate viteve 1911- 1927”, shkruante Elezi në një status të saj për filmin që mbrëmë erdhi premierë në kinema. Ky filmim pa zë, bardhë e zi, u gjet në kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008, dhe pas procesit të restaurimit në dixhital dhe 35 mm në laboratorin Hungarian Film Lab, do të ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992.  Pasurimi i fondit të AQSHF vjen edhe nga depozitat vullnetare. Çdo prodhues mund të depozitojë me dëshirën e tij veprën e tij filmike në AQSHF. Nëse vepra është në format 35 mm atëherë ajo futet në fondin kryesor arkival; nëse është në format dixhital apo shirit atëherë futet në fondin e Mediatekës.

Më të lexuarat