BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

DPA hap Këndet Arkivore në Tetovë, Kërçovë, Ferizaj dhe Podujevë

DPA hap Këndet Arkivore në Tetovë, Kërçovë,

Këndi Arkivor nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u hap së fundmi dhe në bibliotekën e Universitetit të Tetovës. Këndet arkivore janë hapur dhe në Kërçovë, Ferizaj dhe Podujevë dhe i çelur në bibliotekën e Universitetit të Tetovës, ky është Këndi Arkivor më i fundit që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hap në viset shqiptare. Në njoftimin e DPA thuhet se në një qytet universitar shumë të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut siç është Tetova, studiuesit dhe studentët që kryejnë kërkime në fushën e historisë, do të mund të marrin shërbimin përmes këtij këndi. “Çdo studiues merr shërbimin njësoj siç e merr në sallën e studimit të AQSH-së në Tiranë, kudo ku janë instaluar këto njësi shërbimi të DPA”, thuhet në njoftimin e DPA. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido theksoi në fjalën e tij se bashkë me zëvendësrektorin e Universitetit të Tetovë, Shefik Shehu diskutuan për bashkëpunime të ndryshme dhe për të nxitur më tej kërkimet në fushën albanologjike. Ndërkaq, më herët u çelën edhe tri Kënde Arkivore në bibliotekat e tri qyteteve të rëndësishme, falë bashkëpunimit me komunat e këtyre qyteteve. Tani në bibliotekën e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut dhe në bibliotekat e Ferizajt dhe Podujevës në Kosovë, çdo studiues mund të marrë shërbim të unifikuar, pa qenë e nevojshme të udhëtojë në Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shprehet se çelja e këtyre Këndeve Arkivore është një ndër nismat më të rëndësishme të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, e cila nisi në fundin e vitit 2020 për të vijuar me hapjen e këtyre njësive të shërbimit kudo ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Arkivi i shtetit shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Në vitin 1951, Arkivi i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Po këtë vit u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, në varësi të Këshillit të Ministrave.