BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Kultura

DPA marrëveshje me fakultetin/ Dokumentet arkivore, falas për studentët e historisë

DPA marrëveshje me fakultetin/ Dokumentet arkivore, falas për

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, përmes së cilës synohet lehtësimi i studimeve të studentëve në fushën e shkencave albanologjike, si një interes institucional dhe kombëtar. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr. Ardit Bido dhe nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë prof. dr. Sabri Laçi, në vazhdën e bashkëpunimit midis dy palëve në fushën e kërkimit shkencor dhe botimeve, nëpërmjet qasjes së lirë në fondet arkivore dhe botimeve të përbashkëta të lidhura me to. Të pranishëm ishin edhe zv/dekani Andi Pinari si dhe profesoresha Valentina Duka, shefe e departamentit të Historisë. Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr. Ardit Bido tha se kjo marrëveshje u mundëson të gjithë studentëve në nivel bachelor dhe master që të mund të marrin dokumente falas, një mënyrë kjo për të nxitur studime në fushën albanologjike dhe në fushën historike. "Studentët për të bërë një temë bachelor dhe master, tashmë përmes kësaj marrëveshjeje, me një autorizim nga departamenti, duke përcaktuar pedagogun përkatës udhëheqës, do të mundet që për një sasi të caktuar që do të konsiderohet rast pas rasti për çdo temë, të marrin dokumentacionin falas në Arkivin Qendror Shtetëror”, tha dr. Bido. Nga ana e tij, prof. dr. Sabri Laçi tha se kjo marrëveshje me Arkivin Qendror Shtetëror është në rrugën e duhur, pasi dhe nga bashkëpunimet e mëparshme marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira. "Departamenti i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka qenë në lartësinë e duhur për sa i përket punës kërkimore shkencore dhe mbështetja e arkivit në këtë rast është për tu shënuar", u shpreh prof. dr. Sabri Laçi. Qëllimi dhe targeti kryesor i bashkëpunimeve të këtilla janë studentët, të cilëve u krijohen lehtësi në jetën e tyre akademike, duke ua bërë më të lehtë qasjen deri tek informacioni dhe fondi historik që disponon DPA. Me këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave merr përsipër të mbështesë Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë me burimet arkivore në formë digjitale deri në 20 mijë imazhe në vit pa pagesë. Përveç kësaj, DPA dhe FHF angazhohen në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave dhe kongreseve shkencore, në fushat e interesit të përbashkët si dhe për promovimin e përbashkët të personaliteteve dhe momenteve kyçe të historisë kombëtare.