Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

DPA, thirrje institucioneve të dorëzojnë dokumentet e para 1945

Postuar: 14/06/2019 - 07:38

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton se gjatë inspektimeve në institucione të ndryshme të vendit, ka vërejtur se në kundërshtim me ligjin “Për Arkivat”, muzeume, shkolla dhe institucione të tjera, mbajnë jashtë çdo kriteri teknik dokumente para vitit 1945. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shprehet se ligji i arkivave përcakton qartë se: “Arkivi Qendror Shtetëror ruan, përpunon, administron dhe shërben: a) dokumentet që janë trashëguar nga shteti shqiptar nga periudha parashtetërore; b) dokumentet që janë krijuar nga institucionet qendrore e vendore të administratës shtetërore deri në vitin 1944. Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se ka grumbulluar gjatë dy muajve të fundit, më shumë se 5000 dokumente me Rëndësi Historike Kombëtare, para vitit 1945.Ndër to, mund të përmendim dokumente greqisht dhe osmanisht të shek. XIX dhe fillim shek. XX, dokumente të Institutit “Nana Mbretreshë“ Tiranë të vitit 1933 e në vijim, dokumente të Institutit Bujqësor në Kavajë te viteve 1939-1943, të shkollës fillore femërore në Berat te vitit 1927, amza të shkollave të ndryshme, letra e Aqif Pashë Elbasanit 1920, diplomë e vitit 1916, etj. Këto dokumente do t’u ofrohen studiuesve në kohë shumë të shkurtër, pas përpunimit të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u bën apel të gjitha institucioneve shtetërore që mbajnë dokumente të këtij lloji dhe që ende nuk janë inspektuar nga DPA, t’i dorëzojnë ato sa më shpejt, sipas ligjit. “Në të kundërt, do të merren masat përkatëse administrative ndaj titullarëve dhe punonjësve të sekretari-arkivave të këtyre institucioneve”, thuhet në njoftimin zyrtar. Arkivi i shtetit shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një arkivi qendror historik, është vendimi i datës 2.1.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2019 - 07:54

Festivali Multikulturor i Beratit erdhi në edicionin e tij të gjashtë, me një program të pasur në ditët e tij.

Postuar: 21/07/2019 - 07:52

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” vjen me vepra të piktorit Shyqyri Sako.

Postuar: 21/07/2019 - 07:51

Përballë problemeve, që janë në aktivitetin artistik artistë të ndryshëm shprehen se nuk gjejnë m

Postuar: 20/07/2019 - 07:44

Gjithmonë kam qenë i mendimit që racat dhe etnitë e ndryshme të njerëzimit janë si një buqetë me

Postuar: 20/07/2019 - 07:42

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, me skenar dhe regji nga Kushtrim B

Postuar: 20/07/2019 - 07:41

Sezoni artistik në teatro ka përfunduar, por për artistët Ministria e Kulturës duhet të riorganiz

Postuar: 19/07/2019 - 07:28

Filmi “Streha mes reve” pas pjesëmarrjes në “Munich Film Fest” do të shfa