BREAKING NEWS

“Ka për ta parë qirje Qirjako Micotaqis”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, i bën kërkesën e papritur kryeministrit Rama për situatën në Kakavijë: Pse, vetëm greket i ha COVID-19?!

“Ka për ta parë qirje Qirjako Micotaqis”/ Nuk
x

Kultura

Dr. Dom Nik Ukgjini: E rëndë të shkatërrohen monumentet, marrëveshjet politike po vënë në rrezik kulturën tonë

Dr. Dom Nik Ukgjini: E rëndë të shkatërrohen monumentet,

Dr. Dom Mik Ukgjini është një nga historianët e devotshëm të historisë sonë kombëtare dhe asaj religjonare, i cili ka bërë të mundur ngritjen e Muzeut “Ndre Mjeda” në Kukël të Shkodrës, ku ai është dhe famullitar. Ai është një nga studiuesit më të rëndësishëm të veprës së poetit, politikanit, rilindasit kombëtar si Mjeda! Dr. Dom Nik Ukgjini është iniciator i restaurimit të shumë monumenteve kishtare të rëndësishme si ajo e Kishës në Balldre, ku janë afreske të vjetra dhe të një rëndësie të veçantë, por dhe tavolinës së punës së Mjedës apo vetë kishës në Kukël! Dr. Dom Nik Ukgjini është botues i shumë librave studimorë e historikë dhe referues në shumë seminare dhe takime mbi historinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare!

- Dom Nik, ju jeni një nga njerëzit e restaurimeve dhe përkujdesjes për trashëgiminë kulturore. Kohët e fundit dhe për më tepër në pandemi, po shikojmë dëmtime dhe prishje të saj, ju si një njeri që keni ngritur Muzeun e Mjedës, restauruar reperte dhe vepra, por dhe pjesë të historisë dhe trashëgimisë çfarë opinioni keni për ditët e sotme!?

Po, po flasin në kohë të pandemisë dhe ajo siç ka sjellë dëme të mëdha në shumë fusha si jeta sociale dhe ajo ekonomike ku janë pezulluar dhe punët e ministrisë, grupeve dhe njerëzve vullnet mirë që duan kulturën. Kështu që dhe unë si pjesë e atyre që kanë një ideal dhe punojnë për trashëgiminë monumentale, kam pritur që të ketë emisione të kësaj natyre. Njerëzit kanë qenë të mbyllur apo izoluar dhe ky ishte rasti më i mirë për të pasur një diçka të tillë në TV apo dhe rrjete sociale që njerëzit të kishin kontakte së paku virtuale me trashëgiminë kulturore dhe historike. Kjo gjë ka çaluar dhe ka gjetur të pa përgatitur këto elementë në përgjithësi. Por ndërkohë,  njerëzit dashakeqës vepruan dhe thurën ndonjë plan jo të mirë për të abuzuar me monumentet e kulturës. Raste të tillë kam vërejtur dhe në Shkodër, apo dhe Lezhë! Normalisht çdo shoqëri ka veset e veta krahas virtyteve të mira. Kanë munguar programet për të paraqitur monumentet e Shqipërisë, që nuk janë të paktë që nga jugu i Shqipërisë dhe veriu. Por për veriun flas sidomos me evidencë për objektet kishtare, sepse është trashëgimi e jona dhe ajo kulturë kishtare që e kemi! Po sigurisht që është kulturë europiane dhe me kontakte të qarta me njerëz të artit sidomos në pjesën e Dalmacisë dhe Austrisë. Unë kam promovuar këto ditë dhe monumentin kishtar dhe muzeun e Mjedës në Kukël për të bërë punën time dhe në kohë pandemie. Po kështu dhe në Balldre dhe për të parë kishën e promovuar atë dhe në kohë pandemie. Unë them se do të ishim më të mira këto emisione trashëgimie po të bëheshin se sa ato emisione bombarduese me Covid, që krijuan një psikozë që ndoshta ka bërë dhe dëm psikologjik duke lënë dhe pasoja.

-Cilat janë planet tuaj pasi po shkojmë drejt qetësimit të situatës?

Sigurisht që unë kam pasur plane si individ dhe tani me qetësimin e situatës do të filloj zbatimin e tyre. Kam projektin e Kishës së Pllanës dhe restaurimin e saj. Ajo ka afreske të rëndësishëm dhe ka qenë dëmtuar dhe mos kujdesi e ka dëmtuar akoma më tepër. Projekti është vonuar, sepse kanë pësuar krizë ekonomike dhe mërgimtarët jashtë, të cilët janë dhe donatorë gjithmonë të projekteve të mia për restaurime të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Këtë plan për kishin e Pllanës do të mundohem ta shtyjmë përpara qoftë dhe me "dromca", por duhet të fillojmë. Kjo kohë ndërpreu dhe projektin që është për Gjergj Fishtën. Projekti quhet "Shtigjet e Fishtës" dhe është projekt i Ministrisë së Kulturës,  por  ata kanë zgjeruar rrethin e tyre dhe këtu kam bërë pjesë dhe unë. Ky projekt është ambicioz dhe do prekte shumë objekte ku ka punuar apo jetuar Fishta dhe kryer misionin e tij si Meshtar, si në Shkodër dhe Gomsiqe, ose si në Lezhë, Fishtë dhe shumë vende të tjera. Në mesin e këtyre objekteve dhe monumenteve ishte paraparë dhe "Shtëpia e Alfabetit" apo ajo e "Shoqërisë Bashkimi" dhe disa të tjerë dhe unë po pres të lirohemi e të fillojmë punën. Duhet ecur sepse kur flas për trashëgiminë kulturore mendoj se "monumentet na kanë mbetur përtokë"! Më vjen keq sidomos për qytetin e Shkodrës dhe fus këtu dhe Vaun e Dejës apo Bashkia e Koplikut ose Malësisë së Madhe! Po sidomos Shkodra, e cila për mua është zhytur në një errësirë të madhe në zhdukjen e monumenteve të kulturës! Si nga mosmbajtje dhe mos evidentimi qoftë dhe disave që ju kërcënohet rrëzimi nga rreziku i tjetërsimit. Gjatë kohës së epidemisë kam pasur të bëj me disa veprime te "Shtëpia e Komitetit të Kosovës" megjithëse ka pasur interes dhe ambasada e Kosovës në Tiranë për këtë objekt.

-Cilat janë konkretisht problemet që keni hasur ju?

Shoh se atje kanë lëvizur gjërat (jo për mirë) dhe shoh se te "Shtëpia Alfabetit" të vendosen disa porta, izolohet ai vend dhe në disa objekte të tjera kulturore dhe po them se këto janë ato "babëzi që mbajnë peng dhe qytetin e Shkodrës" mjerisht këto 30-të vite! Me sa duke është një marrëveshje të atyre që kanë pushtetin herë të njërës palë dhe herë të tjetrës ose të dy palëve! Kështu vendosen  në pyetje dëshmitë e gjalla të jetës sonë ose monumentet sidomos të mesjetës së hershme apo koha Ilire apo përpara dhe që duhet të ruhen si sytë e ballit! Për këto objekte,  nuk është e nevojshme vetëm të shkruhet por kur janë fizikisht ato duhet të ruhen, restaurohen dhe mirëmbahen dhe të jenë të vizitueshme si bie fjala Kisha e Shirqit apo ato në kala të Drishtit, Shurdhahut, Komanit që janë një pasuri e madhe që mund të jetonte një popullsi, duke pasur përfitime ekonomike. Duheshin konservuar dhe ruajtur, por praktikisht të gjitha këto pasuri janë para një shkatërrimi total dhe mund të ketë një prapaskenë tjetër sepse dëmtimi i monumentit nënkupton dhe identitetin e kombit. Pra bie poshtë identiteti dhe kur duket kështu atëherë mund të ketë gisht dhe dikush nga jashtë. Sidomos komshinjtë tanë, që kemi dhe që mund të organizojnë të tilla gjëra për të dëmtuar këto objekte sikundër ka ndodhur nga viti 1991 e sot e kësaj dite. Në këtë drejtim ne duhet të zgjohemi nga gjumi dhe kjo epidemi duhet të na jepte ndoshta një leksion, që çdo gjë nuk duhet llogaritur vetëm në botën materiale ose një lakmie për tu pasuruar, sepse kjo e fundit po doli jashtë binarëve "shndërrohet në një pandemi që ka viruse të ndryshme" dhe epidemia që rrjedh nga lakmia për pasurim është shumë e rrezikshme, duke krijuar përçamje mes njerëzve dhe krijon diferencë, egoizëm, mbivendjese dhe normalisht sjell dhe shkatërrim të monumenteve të kulturës, që pak kush i ka si ne.

- Dom Nik, kur do të "vëmë mend" kur do të respektojnë atë gjë kryesore që është trashëgimia kulturore dhe që në bën të barabartë, në mos, më shumë me vlera se disa shtete në Europë? Pra identitetin tonë që shikon dhe është nga qytetërimi europian dhe padyshim na lidh me Europën?

Kjo pyetje është e vështirë po të themi se "kur"? Sepse nuk ka të bëjë me një datë dhe vit të caktuar, por ne kemi kaluar etapa të vështira gjatë historisë e si pasojë e saj është dhe kjo. Mbase dhe koha e komunizmit ka qenë një diktaturë, që nuk ka edukuar ndoshta njeriun në mënyrë racionale, të lirë, që prodhon vlerë, por gjithçka ka kaluar në dorë të një personi. Pastaj si pasojë është dhe një tranzicion që nuk ka fund. E ky lloj tranzicioni te disa popuj zgjasin. Te ne është një zgjatje e tepërt dhe duhet të fillohet më në fund dalja, sepse kështu nuk mund të vazhdohet ngaqë shohim se të gjithë këto trazira që ndodhin si shoqërore dhe ekonomike, politike e sidomos me këtë të fundit, sepse ajo te ne po prodhon ekonomi, jetë sociale e prodhon dhe nuk prodhon kulturë, ose prodhon keq. Sa kohë të jenë në krye të politikës njerëz që  nuk i kanë kaluar fazat e edukimit të një demokracie të plotë  të shëndoshë (sepse te ne demokracia është nënkuptuar anarki) perëndimorë - ata persona që do të merren me politikë dhe do merren me jetën e shqiptarëve, vërtetë do të kemi probleme. Ne duhet ti kthehemi mentalitetit kulturor që dikur e kemi pasur në mesjetë dhe që ishte mentalitet dhe kulturë perëndimore. Po të mos kishin ndryshuar sigurisht do të ishim si Italia dhe Kroacia bie fjala apo Hungaria dhe Bullgaria dhe sepse jemi populli më i lashtë në Ballkan. Pse mbetëm akoma në jetesën me "kaçorra"! Janë pasoja sigurisht të pushtimit, por në fund të fundit, është dashur që mbas ’90-ës të kthejmë "pllakën" dhe duheshin ta merrnin në dorë brezat që mund të ishin më pak të lidhur me sistemin e vjetër, sepse trashëgimia e asaj kohe ka vazhduar edhe sot e kësaj dite dhe mendoj se është një pasojë e asaj që njerëzit kanë mbetur mes ateizmit dhe besimit, pra kanë mbetur asnjanës. Sepse në fund edhe "ateizmi e predikon humanizmin" zhvillimin ekonomik, kulturor, nuk mohon vlerën e atij tjetrit, nuk mendon për korrupsion, si ta vjedh dhe mashtrojë atë tjetrin. Por te ne, shoqëria ka mbetur mes ateizmit dhe atyre që besojnë, duke mos pasur një drejt qëndrim dhe kështu kemi një jetë problematike dhe kjo reflektohet dhe në monumentet e kulturës. Po ashtu te kultura në përgjithësi dhe brezat e rinj që nesër do të marrin fatin e kombit në duart e tyre.

 

Intervistoi: Besi Bekteshi