Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drama “Euridita”, te Piramida me Niko Kanxherin

Postuar: 22/10/2017 - 08:05

Shfaqja teatrore “Euridita” vijon për publikun te Piramida. Edhe sonte në mbrëmje aktorët e veprës nuk do të mungojnë për publikun. Përshtatur në veprën e autores amerikane Sara Ruhl, aktorët e regjisorja Jonida Beqo kanë zgjedhur që përmes shfaqjes të mos sjellin vetëm historinë e dashurisë së Orfeut me Euriditën, por edhe shumë elementë bashkëkohorë. Kjo dramë tregon historinë klasike të mitit Orfe, por e parë nga sytë e gruas së tij të Euridita. Euridita luhet nga aktorja e re Armela Demaj, ndërsa e veçanta e kësaj drame është  aktori i mirënjohur Niko Kanxheri, që luan rolin e babait të Euriditës. Vetë regjisorja e shfaqjes luan rolin e Zonjës Vdekje.

“Zgjodha të bëj regjinë, sepse është një vepër që më ngacmoi. I shikoj gjërat shumë vizualisht si regjisore, kështu që ishte përkthim shumë i kollajtë në pjesën e kostumografisë. Vdekjen e kam luajtur më tepër për çështje kostosh”, ka pohuar më parë Jonida Beqo, regjisore. Është një histori mjaft e trishtueshme, e cila na çon në botën e të vdekurve. Euridita dhe Orfeu ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Çifti vuri kurorë dhe muzika e dasmës dhe kërcimet ishin aq të gëzuara. Euridita del pak jashtë për të shuar etjen, dhe papritur takon Vdekjen, rol që luhet nga regjisorja Jonida Beqo. Vdekja e fton Euriditën në botën tjetër duke e joshur me letrat e babait të vdekur. Dhe papritur Euridita rrëzohet nga një platformë e lartë dhe vdes ditën e dasmës së saj. Kjo ishte tragjedia e jetës për Orfeun, për të cilin fillon vuajtja dhe trishtimi i pandalshëm. Ai ishte muzikant dhe gjithë trishtimi përjetohet me muzikën e tij. Ndërsa Euridita udhëton në botën tjetër, ku ajo takon babain e saj të vdekur. Ajo nuk kupton asgjë çfarë i ka ndodhur, por i ati e ndihmon të kuptojë se ku ndodhet, i kujton fëmijërinë, momentet e bukura, dhe mbi të gjitha i sjell në kujtesë dashurinë e jetës së saj, Orfeun. Madje ai i lexon dhe letrat e dashurisë që Orfeu i hidhet nga bota e të gjallëve. Shfaqja zhvendoset nga bota e vdekur tek bota e gjallë, aty ku Orfeu luan muzikë vajtimi.

Kur e dashura e tij ishte gjallë, muzika e tij ishte shumë e gëzueshme, por pas vdekjes së saj, pikëllimi mbyti dhe artin e tij. Orfeu nuk mund të jetonte pa Euriditën, ndaj vendosi të shkonte në botën e të vdekurve për të rimarrë gruan e tij. Euridita kishte një mundësi për t’u rikthyer në jetë, pas këmbënguljes së Orfeut që trokiti në portën e vdekjes, por ajo zgjodhi të rrinte me babain e saj.Muzika live shoqëron gjithë shfaqjen. Aktori i talentuar Amri Hasanlliu, jo vetëm këndon, por luan 6 instrumente.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2018 - 07:28

Nga janari i këtij viti deri në muajin qershor kalaja e Porto Palermos është vizituar nga rreth katër mijë turistë.

Postuar: 17/08/2018 - 07:27

 Festivali i muzikës “Vox Baroque” vazhdon koncertet në një edicion të posaçëm n

Postuar: 17/08/2018 - 07:25

 Teatri në vend larg vëmendjes së shtetit dhe artistët përballen me jo pak vështirësi në zhv

Postuar: 16/08/2018 - 07:40

Bylis një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë për periudhën kohore janar-kor

Postuar: 16/08/2018 - 07:39

Festivali “Metrofest” do të vijë në edicionin e dytë në sezonin e ri artistik në vjes

Postuar: 16/08/2018 - 07:37

Dy kostume tradicionale nga zona e Strugës janë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kom

Postuar: 16/08/2018 - 07:35

Biblioteka Kombëtare ka kufizuar shërbimin e saj publik.