BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Kultura

Drama “Arturo Ui” me regji nga Kiço Londo, në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”

Drama “Arturo Ui” me regji nga Kiço Londo, në Festivalin

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” përfaqësohet me shfaqjen “Arturo Ui”, me regji nga Kiço Londo këtë mbrëmje në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”. Në mbrëmjen e dytë të festivalit online që nisi më datë 23 shkurt, është në konkurrim vepra “Arturo Ui” e autorit Bertolt Brecht, me përkthim nga Robert Shvarc dhe regjia Kiço Londo. Kjo vepër ka qenë premierë e vitit 2015 dhe do të transmetohen livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse. “Arturo Ui” u shkrua në vitin 1941. Në dramën që mban emrin e Bertolt Brecht, ngjarja zhvillohet në Çikagon e viteve ‘30. Aty krimi, kapitali e politika janë ndërlidhur. Brecht, ngre paralele midis ngjarjeve të atyre viteve me ngjarjet e fuqizimit të regjimit nazist, ku Ui është Adolf Hitler. Vepra teatrore është me aktorët Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristiana Dodaj dhe Endri Hekurani. Skenografia Kristo Çala dhe kostumografe Sofi Kara. “Arturo Ui” është një dramë alegorike, e shkruar me qëllim për të shkatërruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj. Drama që Brecht paraqet, është e njohur në kohë të tjera, në të shkuarën, të tanishmen dhe në të ardhmen. Ai tregon për një kohë që ishte në reçencion: njerëzit janë duke vuajtur rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqësuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu On” sipas organizatorëve është një mënyrë për të thënë se “Teatri vazhdon”, ku këtë vit marrin pjesë 20 shfaqje në konkurrim, që janë nga institucionet teatrore, por dhe skena e pavarur. Festivali zhvillohet në formë konkurrimi, ku do të shpërndahen çmime për artistët dhe shfaqjet më të mira. Çmimet e festivalit janë: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktori protagonist më i mirë, aktorja protagoniste më e mirë, aktori joprotagonist më i mirë, aktorja joprotagoniste më e mirë, aktori/aktorja e re më e mirë si dhe çmimi i karrierës. Sa i takon votimit, të gjitha teatrot pjesëmarrëse do të votojnë teatrot e tjera përveç teatrit të tyre.

 Vepra dhe interpretimi

Shfaqja “Arturo Ui” e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mbështetet besnikërisht mbi përkthimin e mrekullueshëm të Robert Shvarc, por ajo edhe pse bën fjalë për dhunë, vrasje, grabitje dhe terrorin nuk ka asnjë krismë, asnjë të bërtitur madje asnjë ngritje zëri. Gjithçka është fine dhe elementët e mësipërm rrëshqasin nën të dhe më tepër ndihen sesa duken. Për ta bërë më social problemin personazhet tona janë pa gjini, heteroseksual. Kjo ndihet shumë edhe në veshjet e kostumografes Sofi Kara por edhe në dekorin e kursyer dhe mjaft të gjetur të Kristo Çalës. Muzika e shfaqjes është live dhe luhet nga një “muzikant rruge”. Rritmi i shfaqjes është i shpejtë dhe rezonanca politike e shfaqjes vjen nga marrëdhëniet, ndërkohë që projeksionet midis akteve janë zëvendësuar me element të natyrës, dhunës dhe jetës së përditshme. Në shfaqjen me regji nga Kiço Londo, loja e aktorëve është mbështetur mbi një trajtim modern të stilit Brehtian duke alternuar natyrën njerëzore me zhvillimin e personazhit. Aktorët janë interesantë dhe argëtues. Bertolt Brecht (1898-1956) ishte një dramaturg, romancier, regjisor dhe poet gjerman. Ai njihet si një nga autorët më të rëndësishëm teatrorë në Gjermani në shekullin e 20-të. Ai është autor i 30 pjesëve teatrore.