
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Drama “Arturo Ui” nga Qëndrim Rijani shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Maj 2023

Drama “Arturo Ui” erdhi në skenën teatrore në Tiranë me një koncept modern nga regjisori Qëndrim Rijani. Vepra e autorit Bertolt Brecht u shfaq për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”, ku u përcoll me interesin publikut në teatër. Kjo tregohet dhe nga materialet, që janë publikuar në faqen e Teatrit Kombëtar me publikun në sallë. Vepra erdhi në skenë falë bashkëpunimit të Teatrit Kombëtar me Teatrin Kombëtar të Manastirit dhe Qendrën për Informacion Kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Faleminderit të mrekullueshmit publik”, shprehet regjiosri Rijani në një status të tij në rrjete sociale pas shfaqjes që ishte në skenë për publikun. Regjisori Qëndrim Rijani i njohur tashmë për publikun përmes veprave të tjera të vëna prej tij në skenë erdhi edhe me premierën “Arturo Ui” në Tiranë. Njeriun e dalldisur pas ambicieve të tija të pakufizuara, i cili pa meritë përmes krimit, presionit dhe shantazhit arrin t’u ngjitet shkallëve të pushtetit me qëllim që të përvetësojë famën e një pushtetari - gradualisht shndërrohet në një bishë skizofrene e rrezikshme për mbarë njerëzimin. Në këtë shfaqje trajtohen pikërisht jeta dhe bëmat një individ të tillë...Shfaqja ishte në gjuhën maqedonase dhe me titra në gjuhën shqipe. Dramaturge Biljana Krajçevska, asistent i regjisë Jovan Ristovski, skenografia Valentin Svetozarev. Në role përmendim aktorë si Ivan Jerçiq, Ilina Çorevska, Nikolla Stefanov, Valentina Gramosli, Sandra Gribovska, Anastazija Hristovska, Aleksandar Dimitrovski, etj. Kostumet nga Bllagoj Micevski dhe kompozitor Trimor Dhomi. Bertolt Brecht (1898-1956) ishte një dramaturg, romancier, regjisor dhe poet gjerman.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, që nuk sjell vetëm vepra skenike, por edhe masterclass me balerinë e studentë

“Dimri i librave” një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore promovohet në QKLL

Firence, Parisi dhe qytete të tjera në tablo pikture, piktori Arben Golemi: Të gjitha pikturat janë të frymëzuara nga rilindja

Punime në urën prej druri në kalanë e Lezhës

Naim Berisha: Në sezonin e ri artistik aktorët përballen me probleme të ndryshme, teatri po vuan nga mentaliteti i uzurpimit

Dhjetë kandidatë për titullin “Poeti Laureat" 2

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi

Miratohet komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare për çmimet “Oscar”

Baleti kontemporan “Uni” premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth

Gërmimet arkeologjike rifillojnë në Finiq
