Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drama e dashurisë midis Romeo dhe Zhuljetës, në skenën e teatrit të Metropolit

Postuar: 18/02/2018 - 10:34

Shekspiri ngjitet përsëri në skenën e Teatrit Metropol. Pas veprës së “Nata e 12” kësaj here një tjetër kryevepër, “Romeo e Zhuljeta”, vjen në Teatrin Metropol për publikun. Historia e njohur e dashurisë midis Romeos dhe Zhuljetës, e sjell në skenë nga regjisorja Sonila Kapidani ngre pikë- pyetjet e mëdha për jetën. A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit- Princit? Nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Regjisorja Sonila Kapedani pohon se këto ishin pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë - larg Anglisë, për të kërkuar përgjigje. Sipas regjisores historitë janë dhe mënyra shumë të mira për komunikimin njerëzor. “Ne, zgjodhëm sallën e rrumbullakët për të prezantuar punën tonë. Për ne historitë janë mënyrë shumë e mirë komunikimi njerëzor dhe përdorimi i gjuhës vjen si kuptim i nevojës për ndarje mendimesh e përvojash njerëzore”, shprehet regjisorja e veprës Sonila Kapidani. Me interpretimin e Roerd Toçe në rolin e Romeos, Sheila Domi në Rolin e Zhuljetës, Klesta Shero, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Delvis Bejleri dhe Aleksander Mitrollari kjo vepër pati një mirëpritje nga spektatori në sallën e Teatrit Metropol. Sipas regjisores shfaqja është menduar dhe realizuar për grupmoshën e të rinjve me qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme shoqërore dhe probleme të teatrit. Romeo e Zhuljeta (titulli i shkurtër anglisht Romeo and Juliet) është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga William Shakespeare. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarëve, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Zhuljetës është një nga veprat më të njohura të William Shakespeare-it dhe një nga historitë dashurie më të famshme të letërsisë botërore. Tragjedia në qytetin italian të Veronës vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Zhuljetës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve (Romeo) dhe të Capulet-ve (Zhuljeta).

Shekspiri në shekuj

Dy të rinj, që gabuan duke marrë vendime të rëndësishme në një moshë të hershme, përfunduan në vrasje. Në botën reale nuk ndodh gjithmonë kështu, kaq thjesht, kaq bardh e zi. Bota reale është shumë më shumë e komplikuar, ndaj edhe Shekspiri sipas regjisores Sonila Kapidani ka mbetur në shekuj, sepse i ka sjellë ngjarjet dhe personazhet të komplikuar. Dy të rinjtë bëjnë një gabim, por ai gabim buron nga dashuria, pastaj dashuria e çon të humbin jetën, por humbja e jetës së tyre vendos në qytet një lloj paqeje, armëpushimi të grindjeve, por humbja e tyre nuk e ul pangopshmërinë për dukje të Kapuletëve e Montagëve. Regjisorja Sonila Kapedani tregon se ka shumë mënyra se si mund të shihet kjo vepër, për të shijuar gjuhën, vargjet dhe prozën të përdorura mençur dhe me vend. “Shekspiri dinte si të rrugëtonte në kulturën e niveleve të ndryshme shoqërore duke argëtuar njerëzit, por edhe duke ngritur pyetje të rëndësishme njëkohësisht mbi nderin, detyrën, dobësitë njerëzore. Ai është ende i dobishëm sepse dinte të ishte argëtues dhe nxitës i mendimit njëkohësisht”, thotë Kapidani. Skenografia e veprës mban emrin e Klajd Ymeri dhe kostumografia është realizuar nga Jonida Beqo /Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 43

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve ‘90.

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E

Postuar: 19/09/2018 - 07:46

Orkestra e TOB zhvillon provat në sallën e Ministrisë së Kulturës, por edhe pse një situatë kalim

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.