BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Drama “Gadjo” bashkëprodhim i Teatrit Eksperimental dhe qendrës “Multimedia” në teatrin “Oda”

Drama “Gadjo” bashkëprodhim i Teatrit Eksperimental dhe

Drama “Gadjo” u shfaq premierë muajin e kaluar në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, por do të jetë për dy net në skenën e teatrit “Oda” në Kosovë. Shkruar nga Jeton Neziraj vepra vjen në skenë me regji nga Blerta Neziraj. Në role janë Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku. “Gadjo” (dramë) është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe qendrës “Multimedia” Prishtinë dhe do të shfaqet në teatrin “Oda” në datat 23 dhe 24 maj. Drama “Gadjo” (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë në Kosovë e në Shqipëri, por po ashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për "klikime" është shndërruar në qëllim sipëror. ““Gadjo” nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijen tonë. “Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po e përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë ne, por më së shumti, mediat dhe shkollat tona.  Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetet tona...”, thuhet rreth veprës në faqen e qendrës “Multimedia”, Prishtinë. Kompozitor Jindrich Cizek, kostumograf  Blagoj Micevski, koncepti vizual dhe skena Mentor Berisha, realizimi i skenografisë Beqo Nanaj. Teatri i pavarur “Oda” është themeluar në fund të vitit 2002 në Prishtinë.  Dramaturgu nga Kosova Jeton Neziraj ka shkruajtur pjesë të ndryshme teatrale, të cilat janë vënë në skena të vendeve të ndryshme në Europë, por edhe në SHBA. Shkrimet dhe dramaturgjia e tij është përkthyer në më shumë se 10 gjuhë.