Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drama “Kreditorët”, nesër premierë te “arTurbina” me aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala

Postuar: 05/12/2018 - 07:22

Shfaqja teatrore “Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji nga Luli Hoxha vjen për publikun premierë nesër në mbrëmje te “arTurbina”. Vepra e Strindberg interpretohet në skenë për publikun nga aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala. Me regji nga Luli Hoxha,  një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore. Regjisore dhe aktore në dramë Luli Hoxha shprehet se është hera e dytë që ajo punon me një vepër të autorit August Strindberg.  “Më parë në skenë kam sjellë dramën “Zonjusha Zhuli” të Strindberg. Autori, në fokus ka më tepër marrëdhëniet burrë -grua dhe këtu nis dhe zanafilla e ndërtimit të gjithçkaje. Dhe gjithë këto problematika, ai i zbërthen në këto dy vepra të tij. Në fokus të të dyja veprave është e vendosur femra, e cila mbart gjithë këtë zinxhir të marrëdhënieve”, pohon regjisorja Luli Hoxha. Premiera vjen për publikun mbrëmjet e datave 6, 7 dhe 8 dhjetor te “arTurbina”, as/ regjisor Josif Sina dhe shqipëroi Laert Vasili. Drama premierë vjen në skenë, dhe regjisorja Luli Hoxha tregon se është një pjesë teatrore e Strindberg që i flet kohës. “Ne jemi munduar të punojmë me elementët e saj, në zbërthimin më tepër nga ana psikologjike. Kam përshtypjen që është një vepër që i flet të gjitha kohëve dhe është zbërthyer me detaje sa se një vënie normale në skenë”, vijon regjisorja. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë si dhe donatorë privatë. Në reagimin e saj, regjisorja Luli Hoxha vlerëson shumë bashkëpunimin me aktorët për këtë pjesë. “Unë kam pasur një suport të madh nga dy kolegët e mi Helidon Fino dhe Laert Vasili për të realizuar këtë vepër në skenë”, tregon regjisorja Luli Hoxha.

Drama në skenë

Në materialin mbi veprën shkruhet se krisja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen si ngërç, i cili zbërthehet brenda 90 minutave në një skenë teatri. “Marrëdhëniet erotike, psiqike dhe ngarkesa emocionale distancojnë idealizmin e jetëgjatësisë së themeleve të një marrëdhënieje. "Kreditorët", kjo shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh. Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre. Bota si portokall do t’i kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, gruan e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë. Harruan ata që pjelloria mban emrin e saj? Vallë harruan ata që sot kërkojnë borxhin se ekzistenca e tyre varej nga kjo krijesë perfekte. Si përfundoi që pas çdo faji të lënë pezull mëkati i Evës endet si fantazëm njëlloj si miliarda vite më parë. Kush kërkon atë që ka dhënë do të mbetet në kohë dhe koha sot ka mbetur”, shkruhet për veprën. Strindberg e shkroi këtë pjesë më tepër se një shekull më parë dhe triumfon frikshëm njësoj në të sotmen dhe të pandryshueshmen. Aktorët Helidon Fino, Laert Vasili, Luli Hoxha dhe balerina Tringa Shala mishërojnë në këtë dhjetor personazhet e forta të kësaj vepre. Ata do të vijnë me petkun reflektues të Adolfit, Gustavit, Teklës dhe Skulptës. Kjo dramë thriller do të vij për të parën herë në një formë të tillë. August Strinberg lindi më22 janar të vitit 1849 në Stockholm. Ishte një shkrimtar suedez me shumë rëndësi në letërsinë  e këtij vendi. Për gati katër dekada ai dominoi në letërsinë suedeze. Vepra e tij ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre. Shumë libra të këtij autori klasifikohen si klasike në literaturën suedeze. August Strinberg vdiq më 14 maj të vitit 1912.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.