BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Drama “Kulla e Hutajve” në skenë më 1981, aktori Alfred Bualoti: Sulejman Pitarka, një nga artistët e mëdhenj

Drama “Kulla e Hutajve” në skenë më 1981, aktori

Teatri Kombëtar me ciklin “Nostalgjia e Teatrit” riktheu në vëmendje veprën teatrore shqiptare “Kulla e Hutajve”. Kjo vepër e shkruar nga Sulejman Pitarka është vënë skenë në vitin 1981, me një kastë të njohur aktorësh të Teatrit Kombëtar. Teatri shprehet se atë vit në skenë e solli për publikun regjisori Dhimitër Pecani. “Rikujtojmë së bashku shfaqjen "Kulla e Hutajve”. Një dramë e "Artistit të Merituar" Sulejman Pitarka, me regji nga Dhimitër Pecani e skenografi nga Agim Zajmi. Premiera 19 prill 1981”, shprehet mes të tjerave Teatri Kombëtar, që ka publikuar materiale të ndryshe rreth kësaj premiere të asaj kohe, si fotografi të shfaqjes, skica, etj. Teatri Kombëtar bënte me dije të dielën, se e vënë në skenë plot 40 vite më parë kjo vepër bëri bashkë emra të njohur të skenës teatrore. “Drama “Kulla e Hutajve” mblodhi së bashku emra të mëdhenj të skenës shqiptare si: Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luiza Hajati, Alfred Bualoti, Bujar Lako, Luan Qerimi, Artan Imami, Fatos Haxhiraj, Andon Qesari, etj”, shprehet Teatri Kombëtar. Kjo vepër u vu në skenën teatrore në 1981 dhe kanë kaluar dekada nga ai vit. Me një nga rolet protagoniste në këtë dramë, aktori i njohur Alfred Bualoti tregon se vepra ishte me temë në veriun e Shqipërisë, dhe ai bashkë me aktorin e Bujar Lako ishin dublantë. ““Kulla e Hutajve” ishte një dramë që kishte temë fshatin, malësinë. Në vepër një temë e veriut, që ka qenë periudhë luftës. Roli im ka qenë djali i madh i shtëpisë Xhetani, një nga rolet kryesore dhe kemi qenë dublantë me Bujar Lakon. Një herë e luaja unë rolin, një herë ai”, kujton aktori Alfred Bualoti për dramën e vitit 1981.

Aktiviteti si autor dhe aktor

Drama “Kulla e Hutajve” është e shkruar nga Suljman Pitarka, një nga artistët e mëdhenj të teatrit tonë. Aktori Alfred Bualoti shprehet se si aktor në teatër Sulejman Pitarka shkëlqeu me interpretimet e tij. “Sulejman Pitarka ishte aktor i madh. Një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit shqiptar, një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ai është autor, regjisor, por shkëlqimin e tij e ka në aktrim me role”, thotë Alfred Bualoti. Sulejman Pitarka ishte një aktor, shkrimtar dhe dramaturg shqiptar me origjinë nga Dibra. Ai ishte një kollos i skenës shqiptare. Aktori i njohur Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Pitarka lindi më 2 shkurt 1924 në Dibër. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën tre vjeçare, familja e tij u vendos në Durrës, ku dhe kaloi fëmijërinë. Libri i tij “Trimi i mirë me shokë shumë” është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945- 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim të Teatrit Kombëtar, në Tiranë. Ai luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj si në dramë, ashtu edhe në komedi. Artisti i madh Sulejman Pitarka ka role të ndryshme edhe në kinematografinë shqiptare. Ndër interpretimet e shumta të Pitarkës kujtojmë: Ballë për ballë- (1979) në rolin e Zheleznovi komandanti Rus i Bazës, Gjeneral gramafoni -(1978) në rolin e xha Avdiu, Pas gjurmëve- (1978) xha Lipja, Gunat përmbi tela- (1977) ishte gjenerali, Tinguj lufte- (1976) Galip Shkëmbi, etj. U nda nga jeta në vitin 2007.