Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drama “Maskuar”, në skenën e teatrit “Bylis”

Postuar: 09/06/2019 - 08:06

Shfaqja teatrore “Maksuar” me regji nga Milto Kutali u shfaq për publikun në teatrin "Bylis" në qytetin e Fierit. Me këtë vepër teatrore mbyllet etapa parë e 11 shfaqjeve e projektit të bashkisë Fier "Për Teatrin". “Maskuar” erdhi në skenë me aktorët Arben Derhemi, Alfred Trebicka e Ismail Shino. Vepra e autorit izraelit Ilan Hatsor është përthyer nga Eda Dehemi. Vepra është me skenografi nga Ilir Martini dhe muzikë nga Mark Luli. Vepra është shfaqur premierë në Tiranë nuk ka munguar dhe në Korçë, dhe së fundmi për publikun në qytetin e Fierit. Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne guerile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e familjeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale , duke zëvendësua r d a s h u r i n ë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin. “Maskuar”, një shfaqje e fuqishme nga Ilan Hatsor sjell në qendër të saj tre vëllezër palestinezë. Janë të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë. Ngjarja është e vendosur në një fshat Palestinez, në bregun perëndimor në vitin 1990, por historia e saj mund të ketë ndodhur në të njëjtën mënyrë në një numër qytetesh gjatë 20 viteve të fundit, nga Belfasti deri ne Johanesburg, në Sarajevë apo edhe në Bagdadin e sotëm kudo ku një forcë ushtarake ka vënë vëllanë kundër vëllait. Regjisori Milto Kutali tregon se këtë vepër e ka lexuar vite më parë dhe tani u bë e mundur realizimi për në skenën e teatrit. ““Maskuar” ka kahje të përafërta në histori me Ballkanin dhe Shqipërinë. Që kur unë nisa ta lexoj këtë vepër para tre vitesh, m’u kujtua një afërsi me veprën “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës. Ne kemi marrëdhënie që shkojnë deri në ekstrem në jetët tona dhe shoqërinë tonë. Kemi dhe sot familje të ndara. Vepra teatrore është mjaft aktuale dhe për shoqërinë e sotme”, pohon Kutali. Më tej regjisori është shprehur se të tre aktorët kanë bërë një punë të vlerësuar deri në fund kur vepra erdhi e realizuar në skenën e teatrit. Sipas tij, me mesazhet që përcjell vepra tregohet se kur dhuna pyet përgjigjet dhimbja. “Vepra shoqëron faktin që ndaj dhunës zgjidhja është e imponuar. Kur dhuna pyet përgjigjet dhimbja. Është dhimbja ajo që të detyron në zgjedhje”, thotë ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:41

 "Lapsi i memories" titullohet ekspozita me vizatime të artistit Anastas Kostandini, që u çel për publikun në galerinë e artit në qytetin e Pogradecit.

Postuar: 19/06/2019 - 07:40

Ekspozita “Hybrid” u çel për publikun në  qendrën e artit bashkëkohor “ME

Postuar: 19/06/2019 - 07:38

Në galerinë “Zeta” do të shfaqet ditën e enjte filmi dokumentar “Fotografët Ber

Postuar: 19/06/2019 - 07:37

Muaji i Muzikës po zhvillohet përmes aktiviteteve, por te artistë të ndryshëm kjo nismë e Ministr

Postuar: 18/06/2019 - 07:37

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, së bashku me Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe Institutin

Postuar: 18/06/2019 - 07:35

Drama “Xhelatët” shkruar nga autori Martin McDonagh është projekti më i fundit për ta

Postuar: 18/06/2019 - 07:34

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga institucionet e rëndësishme të artit dhe kulturës në ve