SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", premierë në teatër
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Dhjetor 2019
Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku erdhi premierë për publikun në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Vepra do të vijojë deri mbrëmjen e së dielës, duke përcjell për publikun një histori që shtrihet në dy epoka, atë para viteve ’90 në diktaturë dhe pas këtyre viteve, periudha e tranzicionit. Rolet në dramë regjisori Çapaliku ia ka besuar aktorëve si Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi (Mjeshtër i Madh), Vladimir Doda si dhe Pëllumb Gjona. Regjisori Strefan Çapaliku i njohur me aktivitetin e tij në skenën teatrore, shprehet se në qendër të dramës janë tre vëllezër, që duan të ikin nga Shqipëria. Kanë tentuar në diktaturë dhe nuk ia kanë dalë dot, ku më pas u burgosën, por dhe në kohën e tranzicionit ata i mundon ideja e ikjes nga Shqipëria. Sipas regjisorit, në dramë personazhet nga të rinj në ngjarje, i gjejmë pleq sot. “Kjo vepër është një dramë, që i kushtohet tentativës së tre vëllezërve, që donin të arratiseshin nga Shqipëria në fund të viteve ’50. Kjo dramë që vjen premierë në skenë është shtrirë në dy epoka të ndryshme. Në atë të komunizmit dhe në periudhën e sotme. Personazhet fillimisht i kemi të rinj në moshë dhe më pas i kemi pleq. Ironia e kësaj vendosje në dy kohë, qëndron te fakti që edhe pse janë pleq ata sërish duan të ikin”, tregon regjisori për dramën premierë. Ngjarjet në vepër zhvillohen në qytetin e Shkodrës, dhe sipas regjisorit Stefan Çapaliku drama është e ndarë në tre akte. “Vëllezërit nuk kanë mundur të ikin në ato vite, sepse i kanë kapur dhe burgosur, dhe sot e kësaj dite ata sërish vazhdojnë ta prodhojnë një varkë, me të cilën kanë dashur të ikin nga Shqipëria. Ideja e ikjes i mundon njëlloj si atëherë në ato vite. Ngjarjet në vepër zhvillohen në qytetin e Shkodrës dhe pjesa teatrore është e ndarë në tre akte. Akti i parë tregon përgatitjen e tyre për tu arratisur dhe i dyti kur ata janë në burg, ndërsa akti i tretë në periudhën e tranzicionit”, tregon Çapaliku. Me tekst dhe regji nga Stefan Çapaliku, skenografia dhe kostumet janë nga Sadik Spahija, koreograf Gjergj Prevazi, dhe asistent regjisor Astrit Fani.
Premiera e dhjetorit
Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën” është premiera e fundit këtë vit në skenën e teatrit “Migjeni”, të qytetit të Shkodrës. Por regjisori Stefan Çapaliku tregon se shpresat janë që të vijojnë edhe në skena të tjera më pas me këtë premierë. “Kjo për mua si regjisor është vepra e fundit që sjell në skenë këtë vit, por dhe premiera e fundit për teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ne kemi premierën në Shkodër dhe presim se si do të reagojë publiku, por shpresoj që do të jemi dhe në skena të tjera me këtë shfaqje”, thotë ai. Duke folur për këtë dramë që është shkruar prej tij, Stefan Çapaliku tregon se nëse në diktaturë njerëzit e kishin një përgjigje pse donin të ikin nga Shqipëria. “Ajo pse duan të ikin njerëzit, ajo që e motivon ikjen është nga pakënaqësia e njerëzve si në atë kohë dhe sot”, pohon Çapaliku. Veprat e shkruara dhe me regji nga Stefan Çapaliku janë shfaqur në disa festivale ndërkombëtare të teatrit, ku ai është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë nga veprat e tij në poezi, prozë, dramë dhe ese janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, etj.
Nga Julia Vrapi