BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Drama “Zogu i Zi”, këtë mbrëmje në skenën e “ArTurbinës”

Drama “Zogu i Zi”, këtë mbrëmje në skenën e

Shfaqja teatrore "Zogu i Zi” këtë mbrëmje vjen për publikun në skenë tek “ArTurbina”. Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehet se është një vepër tronditëse, një interpretim drithërues i aktorëve Laura Nezha, Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro. Drama “Zogu i Zi” shkruar nga autori David Harrower është me regji nga Kiço Londo. Një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë të kronikës, vepra me regji nga Kiço Londo është përkthyer nga Danila Nika. Skenograf në vepër është Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreograf Graciano Tagani, as/regjisor Marsel Greva. Në materialin e teatrit për veprën “Zogu i Zi” thuhet se është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë, që të lë pa frymë dhe të prekur. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura. “Në thelb vepra teatrore “Zogu i Zi”, fton që shoqëria të dialogojë për sa i përket çështjeve të nxehta, duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne”, thuhet për shfaqjen në skenë. 15 vjet pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë. Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrëdhënia e tyre ka qenë më e komplikuar se marrëdhënia e abuzuesit me viktimën. Ajo, e siguron se e do. Ai, i shtrënguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka pasur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmendur, që te Una ka mbetur e njëjtë. Kujtimet erotike përzihen. Intensiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndër vite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh. Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima. Kjo vepër është në vijim të sezonit artistik, që më pas do të ketë të tjera shfaqje.