BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Dramaturgët: Duhet politikë e posaçme nga Ministria e Kulturës për dramën shqipe, do të humbasë nëse nuk kemi vëmendje

Dramaturgët: Duhet politikë e posaçme nga Ministria e

Teatrot në vend kanë nisur sezonin artistik, por dramaturgët shprehen se nëse nuk është vëmendja te drama shqipe ajo do të humbasë. Sezoni artistik nisi pas një mbyllje të gjatë nga pandemia, dhe për publikun po jepen premierat e para. Me nisjen e sezonit artistik, problem për autorët e njohur të dramaturgjisë shqipe është që veprat teatrore shqiptare pak gjenden në skenat tona. Dramaturgët Bashkim Kozeli dhe Mustafa Tukaj shprehen me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës, duke shtuar se duhet bërë më shumë edhe nga vetë teatrot për veprat shqiptare. Dramaturgu i njohur Bashkim Kozeli thotë se duhet të jetë e përcaktuar sa vepra shqiptare të ketë në skenë teatri gjatë një viti. “Ministria e Kulturës të përcaktojë një kriter, për dy deri në tre drama të jenë shqiptare në skenë për teatrin në vit dhe pjesa tjetër të huaja. Nëse Teatri Kombëtar të ketë tre vepra shqiptare në vit, në rrethe të kenë dy. Pra një pjesë e repertorit të jetë me vepra shqiptare në skenën e teatrove tanë”, shprehet Kozeli. Vepra e fundit e autorit Bashkim Kozeli në skenë ka qenë ajo me titull “Kur Nënë Tereza ishte Gonxhe”, në qytetin e Shkodrës. Por vite më përpara Kozeli tregon se ishte në skenën e Teatrit Kombëtar drama “Ëndrra e Ismail Qemalit”, që u zgjodh fituese e konkursit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësi, më parë ka qenë një komedi në skenën e Fierit, etj. Por sipas dramaturgut, problem është dhe mungesa e një konkursi për dramën shqipe, që të stimulohen autorët shqiptarë. “Ministria e Kulturë të bëjë konkurs për dramën shqipe. Ne kemi pena të mira që shkruajnë dhe autorët duhet të stimulohen. Autorët shqiptarë nuk kanë faj, edhe regjisori dhe aktori bëjnë luftë për ekzistencë në teatro, sepse po mbijetojnë si mundin”, thotë Kozeli.

Mesazhet e autorëve

Dramaturgu Mustafa Tukaj është gjithashtu një emër i vlerësuar në veprat shqiptare në skenën tonë. Me nisjen e sezonit artistik, Tukaj thotë se mesazhet për dramën shqipe në skenë po përsëriten herë pas here, por nuk tregohet sa duhet vëmendje nga institucionet. “Ne duhet të luftojmë shumë për dramën shqipe. Nëse nuk kemi vëmendje ajo do të humbasë dhe do të zhduket. Të kemi patjetër drama shqipe dhe të luftohet me kritikën profesionale, që ajo të rritet. Nga Ministria e Kulturës duhet jetë një politikë e posaçme për dramën shqipe, sepse përndryshe do të vdesë. Por dhe teatrot duhet të tregohen më dashamirës dhe liberal për dramën shqipe, që të jetë në skenë”, thotë Mustafa Tukaj në lidhje me aktivitetin artistik. Dramaturgu Mustafa Tukaj shprehet se problem është dhe mungesa e takimit me autorët rreth problemeve të dramaturgjisë, gjë të cilën sipas tij duhet ta bëjë Ministria e Kulturës. “U bënë shumë vite që ministra nuk organizon dhe një takim me autorët e dramës shqipe për të diskutuar problemet tona”, thotë Mustafa Tukaj. Dramën e parë në skenë të autorit Mustafa Tukaj, në vitin 1982 e vuri regjisori i njohur Serafin Fanko

Më të lexuarat