BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Kultura

“Drejt një strategjie të albanologjisë”, për problemet e mbështetjes financiare, botimeve dhe statusin e qendrave albanologjike 

“Drejt një strategjie të albanologjisë”, për

Problemet në fushën e albanologjisë bënë bashkë studiuesit. Autonomi shkencore dhe financiare, statusi i qendrave albanologjike apo dhe problemet me botimet ishin disa nga çështjet në konferencën “Drejt një strategjie të albanologjisë”. Konferenca në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër bëri bashkë studiuesit nga qendrat albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupi. A do të vazhdojë albanologjia me statusin e një qendre të kërkimit shkencor, që i kërcënohet kohë pas kohe pavarësia? A është kjo shkencë në vendin e saj dhe a mbështetet sa duhet nga shteti? Çfarë duhet të bëjë vetë albanologjia për të mos qenë një shkencë lokale por evropiane? Nga këto çështje nisi konsulta “Drejt një strategjie të albanologjisë”, pyetje që u shtruan fillimisht nga prof. dr. Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, por në vazhdim doli se ndajnë të njëjtat shqetësime edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës bashkë me Institutin e Historisë “Ali Hadri”, krahas Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup përfaqësuar nga dr. Skënder Asani dhe prej Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës e RMV-së po në Shkup përfaqësuar nga prof. dr. Ylber Sela. ASA shprehet se në konferencë libri si produkti kryesor i shkencave albanologjike ishte një nga pikat qendrore të diskutimit. “Botimet e të tria qendrave albanologjike nuk shpërndahen, nuk kalojnë në Evropë, nuk njihet ende botimi i librit në formë elektronike dhe shpërndarja e tij në magazinat e mëdha elektronike të librit si Amazone. Edhe cilësia e botimit lë shumë për të dëshiruar”, bën me dije ASA rreth asaj që u tha nga profesorët. Prof. asoc. dr. Sabit Syla nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, e vuri theksin te nevoja e unifikimit të teksteve shkollore të historisë. “Janë në një gjendje për të ardhur keq, sepse nuk kalojnë përmes ekspertizës së instituteve të historisë. Fëmijët tanë këtej dhe andej kufirit mësojnë histori të ndryshme”, tha ai. 

Konkluzionet

Në përfundim profesorët pjesëmarrës arritën në disa konkluzione si: zgjidhja e statusit të qendrave albanologjike jo thjesht si element administrativ, por edhe juridik e politik; autonomi shkencore dhe financiare sepse albanologjia, ndryshe nga shkencat e tjera mbetet një shkencë me mision kombëtar; rritje e cilësisë së librit albanologjik dhe e qarkullimit ndërkombëtar të dijes albanologjike; t’u rikthehet institucioneve albanologjike një përqindje nga të ardhurat që produkti i tyre arrin të ketë. Por dhe certifikimi i teksteve shkollore që nxënësit të marrin në mënyrë serioze dije historike, etnografike, arkeologjike; botimi i veprave nga arkivi, vepra në dorëshkrim apo të ndaluara për arsye politike të cilat mund të vinë në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë si dhe krijimi i një këshilli koordinues Tiranë-Prishtinë-Shkup. ASA në Tiranë, si udhëheqëse e këtyre reformave të nevojshme për të tria qendrat albanologjike, është e mendimit se duhet të jetë pikërisht ajo sipërmarrësja dhe propozuesja e zgjidhjeve edhe pranë qeverisë shqiptare. “Drejt një strategjie të albanologjisë” ishte një konsultë, e cila sipas ASA-s do të shërbejë si prelud i një bashkëpunimi afatgjatë mes tri qendrave albanologjike.