
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Drejt Pavarësisë” bën bashkë studiues e specialistë për historinë në MHK

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Nëntor 2021

Në kuadër të "Nëntorit të flamurit" u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Drejt Pavarësisë” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në konferencë ishin të ftuar specialistë të fushës nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, referoi temën: “Rrëfimi i periudhave historike të Ismail Qemalit përmes objekteve të tij në Muzeun Historik Kombëtar". Ndër të tjera ai në objektet e ekspozuara të Ismail Qemalit në MHK është pena e nënshkrimit të aktit të pavarësisë së Shqipërisë. “Pena është përdorur nga delegatët në Kuvendin e Vlorës të datës 28 nëntor 1912, për nënshkrimin e aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në pavijonin e Rilindjes Kombëtare është ekspozuar edhe një flamur i vogël tekstili i përdorur nga Ismail Qemali. Disa buste të punuara nga studentë të Akademisë së Arteve në janar të vitit 2008 edhe kabineti i Qeverisë së Vlorës, i cili u miratua më 4 dhjetor 1912”, tha dr. Koçi. Drejtoresha e Qendrës së Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, përshëndeti aktivitetin duke e vënë theksin tek rëndësia e këtyre aktiviteteve mbi ndërgjegjësimin për rëndësinë që ka historia, ndërgjegjja kombëtare, identiteti kombëtar dhe pavarësia. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, theksoi Bardhyli, ka nënshkruar një marrëveshje që ka në fokus jo vetëm këto çështje dhe figurat kombëtare, por edhe çdo çështje që lidhet me historinë e Shqipërisë. Prof. Ass. Dr. Ledia Dushku nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike mbajti kumtesën: “Drejt mëvetësisë: Kuvendi Kombëtar i Vlorës dhe vendimet e tij”. Frederik Stamati në tezën e tij foli “Për flamujt e Muzeut Kombëtar”. Ndër objektet me vlerë historike hyjnë edhe flamujt theksoi ai. Dr. Ermir Nika, pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës, mbajti kumtesën “Konceptet republikane të Andon Zako Çajupit”.
Më të lexuarat


Pandeli Koçi: Kritika letrare ka ngelur në formë recensionale ose ‘miqësore’, institucionet të zhvillojnë veprimtari për problemet dhe zhvillimin e letërsisë

Punime mirëmbajtëse në Parkun e Butrintit, një nga zonat me të rëndësishme të trashëgimisë

Piktori Hasan Nallbani me një ekspozitë personale, për publikun shfaqen peizazhe, portrete dhe kompozime

Artistët e “MIK Festival” në shtëpinë muze të Sterio Spasses, me qëllim dhe promovimin e zonës

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII në Durrës, pas restaurimit do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit

Armand Bora: Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës e Baletit kanë të njëjtin status dhe është detyrim që edhe trajtimi i trupës artistike të jetë pa diferencime

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë, 19.420 vizitorë gjatë muajit korrik

Digjitalizimi i 75 regjistrave të vjetër dhe i 171 dokumenteve, që ruajnë gjurmët e fotografëve të koleksionit, përfundon në muzeun “Marubi”

Tabela të reja shpjeguese në qytetin antik të Orikut

Skënder Jaçe: Për filmat është shumë problem mungesa e kinemave në vend, në ‘Open Cinema’ shfaqen premiera dhe prodhime kinematografike ndër vite
