BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Kultura

Drejt perspektivash të reja në ripërtëritjen e jetës artistike dhe kulturore

Drejt perspektivash të reja në ripërtëritjen e jetës

Duke lexuar nje raport te UNESCO-s (Organizata e Arsimimit, Shkences, Kultures e Kombeve te Bashkuara) te majit 2020 per muzete e artit, morem shkas per te trajtuar ceshtje qe lidhen pikerisht me artin dhe kulturen jo vetem ne nje prizem boteror, por edhe me lokal, ne ate te vendit tone.

Pa asnje dyshim qe nje nga sektoret qe po vuan me shume pasojat e pandemise eshte arti dhe kultura. Keto permbledhin gjithe trashegimine dhe aktualen e krijimtarise se veprave artistike, qofshin keto figurative, ne muzike, teater, kinematografi, letersi etj. E thene me shkurt, arti eshte mjet reflektimi dhe pasqyrimi i teresise se zhvillimit te njerezimit, deri sot. 

Nje nga vendtakimet tona me te shpeshta me artin jane muzete. Ne raportin e UNESCOS  paraqitet se cfare ndodhi gjate pandemise lidhur me aktivitetin e tyre.

Nese shqyrtojme vetem muzete e dedikuara artit dhe kultures, rezulton se ne fillim te vitit 2020 ne bote ndodheshin rreth 95 mije muze, nje shifer kjo 60% me e larte se ne vitin 2012.

Me shume se 65% e muzeve ne bote jane te perqendruar ne Europen Perendimore dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, 33% ne shtetet e Europes Juglindore, Amerikes Latine dhe shteteve Aziatike ne Paqesor. Ndersa vetem 0,9% jane ne Afrike dhe 0,5% ne vendet arabe. Disa shtete si Italia, Franca, Britania e Madhe, Brazili dhe Kanadaja kane mbi 2000 muze, ndersa ky numer eshte akoma me i madh ne SH.B.A., Gjermani, Japoni dhe Rusi ku ka perkatesisht me shume se 5000 muze. 

Nje statistike interesante eshte edhe numri i muzeve per 1 milion banore. Shqiperia me 82 muze gjithsej ne gjithe vendin, renditet tek vendet mesatare me 27 muze per 1 milion banore, ne nje kategori me shtete si Portugalia, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Rusia, Greqia, Hollanda, Japonia, etj.

Por si u ndikuan keto muze gjate pandemise dhe cfare pasojash u pane?

Nga te dhenat e raportit te UNESCO-s, rezulton se gjate periudhes se pandemise (pra mars 2020 deri maj 2020), u mbyllen mbi 90% te muzeve ne mbare boten (ne Europen Perendimore dhe ne Sh.B.A. u mbyllen 95% e muzeve). Mbi 10% e muzeve ne bote jane mbyllur perfundimisht, per te mos i rihapur me dyert per vizitore te rinj e te vjeter.Kjo situate pandemike, e shoqeruar me uljen drastike ne numrin e vizitoreve, nuk vonoi te shkaktonte edhe pasojatfinanciare.

Shume muze perfitojne nje pjese te te ardhurave te tyre nga subvencionet shteterore, por numri me i madh i institucioneve muzeale varen ne nje shkalle te larte nga shitja e biletave te vizitoreve dhe donacionet, te cilat mund te jene deri 100% te buxhetit te tyre. Sipas rrjetit te Organizatave Muzeale Europiane, 30% e muzeve kane raportuar humbje 1000 euro ne jave, ndersa  25% e tyre kane humbje  deri ne 5000 Euro ne jave. Nderkohe qe muzete e medhenj kane deklaruar humbje ndermjet 100,000 deri 600.000 Euro ne jave.

Nje shembull pozitiv sesi kjo humbje financiare eshte lehtesuar gjate muajve te pandemise, ka ardhur nga Gjermania. Ne paketen e ndihmes prej 130 miliard Euro, miratuar ne fillim te qershorit 2020, shteti gjerman ka caktuar 1 miliard euro per te mbeshtetur artin dhe kulturen pergjate ketij viti dhe vitin e ardhshem. Konkretisht:

- Nje pakete prej 250 milion euro  per sipermarrjet dhe institucionet kulturore, me qellim masat per rihapjen e tyre  nen masat parandaluese te pandemise. 

- Pjese e rendesishme e paketes prej 450 milione euro, eshte drejtuar per projekte dhe inisiativa  private ne fushen e muzikes live, teatrit, filmit, etj. Rreth 30 milione euro do te perdoren nga shtepite botuese dhe galerite e artit.

- Nje shume prej 150 milion euro i eshte dedikuar projekteve digjitale, ku do te tentohet zhvillimi i platformave per te sjelle muzete dhe artin me afer publikut, duke shfrytezuar arritjet e sotme ne teknologji. Kjo perben nje risi teper interesante duke konsideruar lidhjen tone te pashmangshme tashme me internetin, aplikacione te ndyshme sidomos te rrjeteve sociale, te cilat ofrojne kanale lehtesisht te shfrytezueshme per promovimin e artit dhe kultures.

Renia ekonomike padyshim do te sjelle pakesim te donacioneve dhe sponsorizimeve, si dhe renie te turizmit nderkombetar. Do te duhen vite per t'iu rikthyer shifrave te nje viti me pare. Ndaj, lidhja me publikun nuk duhet nderprere, pavaresisht pamundesise per t’i vizituar keto ambjente fizikisht.

Muzete me te medhenj dhe te etabluar ne bote, ofrojne prej kohesh zgjidhje per personat qe nuk mund ti vizitojne muzete e tyre. Louvre ofron toure virtuale per disa nga koleksionet e tij me te rendesishem. Shume vepra nga British Museum mund te „kundrohen“ online. Vepra impresionuese te Vincent van Gogh, Jackson Pollock, apo Giotto di Bondone nga The Metropolitan Museum of Art mund te vizitohen brenda rehatise se shtepise.

Jo shume muze ama i kane patur mundesite financiare apo njerezore per te zhvilluar keto platforma, ndaj pandemia sherbeu per te nxitur ofrimin e sherbimeve te ngjashme edhe nga muze apo galeri me te vogla. Shume prej tyre shfrytezuan kapacitetet njerezore per te prodhuar dhe transmetuar online dokumentare me permbajtjen e muzeve perkatese. Galeria e Artit Kontemporan dhe Modern e Bergamos arriti deri sa te zhvilloje nje show radiofonik ne internet. Sot ofrohen dhjetera filmime online dhe shembulli i vizitave virtuale u ndoq nga shume muze te tjere, si Frick Collection (New York), Valence museum (France), Pera Museum (Stamboll) etj., si dhe nga galeri shqiptare private si Galeria Kalo, etj. Shpresojme qe ky trend te vazhdoje edhe per ekspozitat teper interesante ne vijim te 2020, te cilat premtojne pjesemarrje te disa artisteve te njohur nderkombetarisht shqiptare. 

Drejtimi drejt digjitalizimit eshte nje rruge qe i sherben edukimit te publikut, pervecse eshte nje rruge qe siguron dhe te ardhura. Por nderkohe forma te reja dhe me ne pershtatje me natyren e vendit tone, eshte e nevojshme qe te aplikohen. Jemi te vetedijshem qe jo cdokush ka akses ne teknologjite me te fundit, dhe, edhe nese aksesi ekziston, ai nuk shfrytezohet gjithmone.

E rendesishme eshte te themi qe publiku perfitues (ku perfshihen individet, subjektet tregtare private, subjektet shteterore, etj), duhet te perfshihet gjeresisht ne zgjidhjet qe mund te ofrohen, ne te mire te te dy paleve (publikut dhe artisteve). Rol me aktiv duhet te kene mediat qofte publike apo private, qe te transmetojne me pozitivisht dhe me profesionalizem aktivitetet e artit dhe kultures dhe pse jo, ti prioritizojne keto evente.

Nder idete qe duhet te testohen e provohen, eshte dhe ideja qe biznesi dhe arti te afrohen ne perfitime te ndersjellta. Ka shume sipermarrje private qe kane ambjente te pershtatshme zyrash, qe mund te sherbejne si ambjente per ekspozim te veprave te artit. 

Ne rastin e Shqiperise keto ambjente ekzistojne vecanerisht nebankate nivelit te dyte, por dhe ne kompani te tjera. Ky prezantim i artit pamor prane biznesit, domosdoshmerisht duhet shoqeruar me shpjegime dhe informacione rreth historise se artit ne pergjithesi (sidomos atij shqiptar), por dhe me pjesemarrjen e artisteve te skenes. Aktrimi i pjeseve te shkurtra, qofshin dramatike, apo dhe komike, ngjallin shpresen, deshiren per te jetuar dhe per te gezuar te gjithe te mirat shpirterore qe krijohen prej artisteve.

Nje projekt i tille u zhvillua per gati 2 muaj (12 tetor-4 dhjetor 2020), nenje nga bankat me te dalluara ne Tirane. Selia qendrore e Credins Bank, u kthye mikpritese e nje ekspozite te nivelit te larte artistik te  piktorit, Dr.Abaz Hado. Ky artist shume i talentuar gjate ketij viti ka patur nje prodhimtari te gjere dhe te larmishme, vecanerisht me veprat e kesaj ekspozite, qe sollen ajer te paster, shprese dhe qe nxisin solidaritetin ne kete periudhe qe po jetojme.

Synimi i organizatoreve te kesaj ekspozite eshte qe  aktivitete te ketij lloji,  te vijojne ne shume biznese te tjera dhe te kthehen ne nje levizje te rendesishme artistike drejt konsolidimit te lidhjes se artit me biznesin. 

Pertej ketij aktiviteti teper te suksesshem, duhet nenvizuar fakti qe arti dhe kultura duhen perkrahur me tej edhe nga instancat perkatese qeveritare. Me shume se mesazhe prekese ne rrjete sociale, artistet kane nevoje per ambjente ku te ekspozojne krijimtarine e tyre, dhe nje publik te shendetshem qe i ndjek me entuziazem. 

Nje lajm poziviv dhe gjithashtu nje shembull nga kultura e vendit tone fqinj, Greqise. Mikis Teodoraqis, nje nga kompozitoret me te shquar te botes ne ditet e sotme, mbushi 95 vjec. Per nder te tij, u zhvilluan shume aktivitete nga Ministria Greke e Kultures.

Gjithashtu njetjeter shembull konkret vjen nga Shqiperia.

Pas suksesit te ekspozites se artit shqiptar te periudhes se realizmit socialist, “Constructing a dream”, hapur ne muzeun Pera te Stambollit pergjate me shume se 4 muajve (7 korrik-22 nentor 2020) dhe qe u vizitua nga mbi 40 mije artdashes, nje aktivitet irendesishem po zhvillohet qe nga muaji nentor 2020 ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. Ne ekspoziten e hapur jane prezantuar disa qindra  piktura dhe skulptura, qe i perkasin te  njejtes periudhe te artit shqiptar(te ashtuquajturit realizem socialist) dhe jane pjese e koleksionit te kesaj Galerie.

Kjo ekspozite ka ngjallur interesimin e publikut artdashes dhe numri i vizitoreve ne Galerine Kombetare eshte rritur ndjeshem.

 

(Nga ekspozita e hapur ne Galerine Kombetare te Arteve-nentor 2020)

Keto shembuj deshmojne se nje popull nuk ka nevoje vetem per perkrahje ekonomike, po edhe perkrahje psikologjike dhe per edukim te metejshem nese duam te dalim me te fuqishem nga kjo krize. Nje rrezik i kesaj pandemie eshte padiskutim varferimi intelektual i shoqerise, ndaj perse te mos transmetohen keto vlera humane dhe artistike tek publiku, pavaresisht pandemise ne  te cilen jetojme !? Ne jemi nje vend me potenciale te larta dhe kjo pasuri kulturore duhet ndare me publikun duke ndermarre zgjidhje pse jo inovative, te cilat do te qendrojne gjate, pertej krizes se COVID-19.

Nderkohe edhe financiarisht, arti perben nje nga fushat me fitimprurese te investimit, pasi keto investime, qofte nga biznese apo individe, do te kene nje norme te larte kthimi ne nje situate normale neser. 

Dhe ambasadore me te mire se arti dhe kultura, nuk besojme te kete.

(Nga ekspozita e hapur ne Galerine Kombetare te Arteve-nentor 2020)

____________________________________________________________________________